7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Filmi anti-islam, Hoxhallarët: S’ka protesta në Pogradec

Më të lexuarat

 

 Lidhja e Hoxhallëve sqaron nëpërmjet një njoftimi për shtyp, se ajo që mund të ndodhë në Pogradec nuk do të jetë një protestë e myslimanëve kundër filmit anti-islam që ka zemëruar botën islame, por thjesht një simpozium që pritet të organizohet më 22 shtator.

Nëpërmjet deklaratës, tha se asnjë protestë e përfolur sot nuk do të organizohet në qytetin e liqenit, paralajmëruar se do të zhvillohej gjatë orës 17:00 të ditës së sotme.

Kureshtarë të ndryshëm u mblodhën anës liqenit pasditen e kësaj të mërkure në pritje të ndonjë reagimi të mundshëm nga ana e myslimanëve, por asgjë e tillë nuk ndodhi.

Lidhja e Hoxhallarëve sqaron më tej se simpoziumi në një sallë të mbyllur pas dy ditësh, do të jetë tërësisht paqësor dhe me synimin për të treguar pozitën e lartë të personalitetit të Profetit. Hoxhallarët shprehen gjithashtu se aktiviteti do jetë i hapur për të gjithë njerëzit dhe janë të mirëseardhur të gjithë ata që duan të marrin pjesë në të, për të parë natyrën e këtij aktiviteti dhe për tu informuar më tepër në lidhje me të.

 

 

SQARIM PUBLIK NË LIDHJE ME AKTIVITETIN E POGRADECIT

Në faqen zyrtare të Ambasades së SHBA në Tiranë është bërë një njoftim në gjuhen angleze, lajm i cili është bërë publik më pas nga gazeta Shqiptarja, ku thuhet se Lidhja Hoxhallareve të Shqipërisë ka marre leje në qytetin e Pogradecit për organizimin e një manifestim proteste në lidhje me filmin e fundit që fyen figurën e Profetit Muhamed (paqja e Zotit qofte mbi te)! 

Ju bëjmë me dije opinionit publik se bëhet fjalë thjesht për një simpozium në salle të mbyllur në daten 22 Shtator, dhe jo për një proteste apo manifestim.

Simpoziumi ka si qellim të tregoj pozitën e lartë të personalitetit të Profetit tonë dhe është tërësisht paqsor.

Aktiviteti është i hapur për të gjithë njerëzit dhe janë të mireseardhur të gjithë ata që duan të marrin pjesë në të, për të parë natyrën e këtij aktivitetit dhe për tu informuar më tepër në lidhje me të.

 

Lidhja e Hoxhallareve te Shqiperise dhe xhamia e Pogradecit organizon simpozium me teme: “Muhamedi (a.s) ” e verteta mbi lajmetarin e fundit…

Diten e shtune, dt.22.09.2012, ora 17:30, tek Pallati i “Kultures”, Pogradec.
Hyrja e lire. Ju mirepresim……

pogradecsimpoziumi

 

 
 
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit