12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Film serial – Jeta e Ahmed ibn Hanbelit

Më të lexuarat

Seriali i titulluar “Imam Ahmed bin Hanbel” bashkëprodhim kuvajtiano-turk i cili përveç se në botën arabe do të transmetohet edhe në Turqi. Seriali ka si qëllim që në mjedisin koatik i cili nisi bashkë me Pranverën Arabe në botën islame të rifitojë kulturën e bashkëjetesës ashtu siç edhe ka qenë më parë mes popujve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky serial ka si temë jetën e Ahmed bin Hanbel i cili ka jetuar në periudhën ku kanë qenë të pranishme ndarjet meth’hebike dhe që është udhëzuesi i meth’hebit Hanbeli si dhe ngjarjet e përjetuara në atë periudhë. Ky serial i cili është financuar nga televizioni i Katarit po xhirohet në qytetin Mardin dhe Stamboll nga kompania e filmave El-Burak dhe D&B Media Grup.

Producenti i serialit Muhammed el-Unejzi, në deklaratë për gazetarin e AA-së tha se bashkë me serialin janë duke u përpjekur që kulturën e jetesës ta përshtasin me kushtet e ditëve të sotme. “Teksa jetojmë së bashku është natyrale që në disa çështje të ketë ndarje. Ne me këtë projekt edhe pse kemi disa ide të ndryshme dëshirojmë të tregojmë se mund të jemi të bashkuar në pikat themelore”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit