10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fillova të dal me një grua përveç gruas time…

Më të lexuarat

Pas martesës time 21 vjeçare , gjeta një dashuri te re. Para një kohe fillova të dal me një grua përveç gruas sime dhe kjo ishte ide e gruas sime e cila më thoshte:” E di se e do shumë.”
Gruan me të cilën me propozoj bashkëshortja ime që te kaloj një kohë me të ishte nëna ime!
E cila kishte 19 vite  që kishte mbetur vetëm që kur kishte vdekur babai. Mirëpo angazhimet e mija ne punë dhe ato ditore, 3 fëmijët e mi më bënë që mos ta vizitoj veç se rrallë.
Një ditë i telefonova dhe e thirra për të dal në darkë për të darkuar me të, ajo nga habia ma kthehu: A je mirë?

I telefonova me një kohë të vonshme dhe u brengos, i thash që mirë jam, mirëpo dua që të kaloj një kohë vetëm me ty oj nëna ime, më tha: vetëm ne të dy!
Mendoj pakës dhe me tha:”Mirë e dua këtë”.
Në ditën e enjte pas punës kalova andej ka ajo dhe e mora.

Ishte duke me pritur tek dera e veshur me rrobat më të mira, dukej sikur se ishte fustani i fundit qe ja kishte blerë babai im para se të vdiste.
Buzëqeshi nëna ime dhe me tha :”I kam tregu të gjithëve se sot dot dal me djalin tim, gjithë u gëzuan mezi presin që t’u tregoj si kam kaluar pasi qe të kthehem.”
Shkuam tek një restorant, i bukur dhe i qetë, më kapi nëna ime për krahu sikurse të jetë zonja e parë në botë. Pasi që u ulem fillova që të ja lexoja menynë e ushqimeve sepse ajo nuk mundej të lexonte përveç shkronjave të mëdhaja.

Duke lexuar unë më shikonte me një buzëqeshje të madhe që dukej në faqet e saj. Më ndali duke thënë: “Kur ishe i vogël unë isha ajo që të lexoja ty.”

Ia ktheva se ka ardhur koha që edhe unë ta kompensojë disi borxhin tim ndaj teje me diçka, rri e qetë ti nëna ime.
Biseduam për shumë gjëra gjatë darkës nuk ishte diçka jo normale, gjitha tregime të vjetra dhe tregime të reja deri sa harruam kohën që po kalonte. U kthyem nga darka, e kur arritëm tek dera e shtëpisë saj më tha: “A më premton se do të dalim edhe njëherë bashkë,mirëpo me kusht darka të jetë me shpenzime e mia?” Ia putha dorën e i premtova.
Pas disa ditëve vdiq nëna ime nga një sulm në zemër, e gjithë kjo ndodhi shpejt sa që nuk pata mundësi qe ti ndihmoja më asgjë.
Dhe pas disa dite me erdhi një letër nëpërmjet postës nga restoranti në të cilin hëngrëm darkë.

Në atë letër shkruante: ”E pagova këtë faturë më parë, sepse e dija se nuk do të jem më gjallë, me rendësi pagova për dy vet, për ty dhe gruan tënde, sepse ajo natë kishte një vlerë shumë të madhe për mua o djali im.”

Në këtë moment kuptova dhe vlerësova fjalën “dashuri” dhe “të dua”

Mesazhi: “Ti vëlla dhe motër, që ke prindërit gjallë mirëpo ke kohë të gjatë pa u sjell mirë me ta, ta dish që po humb diçka shumë të madhe. Prindërit e tu kanë nevojë për dashurinë dhe mirësjelljën tënde, para të gjitha gjërave të tjera. Ofroju dashuri, mirësjellje, respekt, dhembshuri ngase për këtë je obliguar nga Allahu i Madhrishëm. Mos e neglizho kujdesin ndaj tyre. Vizitoji, sjellju dhurata, përqafoi dhe sakrifiko për të në mënyrë që të fitosh kënaqësin e Allahut.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit