7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fillon sot patrullimi dhe inspektimi i përbashkët në Rrugën e Kombit

Më të lexuarat

Nis sot inspektimi i përbashkët nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa i Shqipërisë (SHÇBA) dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Prezentë në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësues nga ICITAP-i Amerikan.

Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se nga ora 11:00, në objektin e Drejtorisë së Policisë në Kukës zhvillohet takimi i përbashkët mes agjencive mbikëqyrëse të policisë si dhe përfaqësuesve të policive kufitare të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Një javë më parë-13 prill, në Hajvali, afër Prishtinës, u bë nënshkrimi i protokollit për inspektim të përbashkët nga Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së, Arben Skendo dhe Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Fitim Shishani.

Inspektimi i përbashkët është vazhdimësi e aktiviteteve në kuadër të Memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e kontrollit të brendshëm dhe mbikëqyrjes policore, të nënshkruar nga ministrat e brendshëm të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në marsin e vitit të kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit