8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fillon raundi i 12-të i bisedimeve për Sirinë

Më të lexuarat

Mbledhja e 12-të me temë për Sirinë ka filluar me takimet në formatin teknik dypalësh dhe trepalësh mes shteteve garantues Turqi, Rusi dhe Iran në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur Sultan.

Përfaqësues të Rusisë dhe Iranit në kuadër të takimeve teknike janë takuar në një hotel në kryeqytet.

Axhenda e bisedimeve teknike është përfundimi i punimeve të formimit të Komitetit Kushtetues si dhe pjesëmarrja e shteteve të reja vëzhguese në procesin e mbledhjeve.

Delegacioni rus kryesohet nga përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Sirinë, Alexander Lavrentiev, ndërsa ai iranian, nga Ali Ashgar Hadji, asistenti i ministrit të Jashtëm,

Turqinë në këto mbledhje e përfaqëson zëvendës ministër i Jashtëm, Sedat Önal.

Sipas njoftimit nga Ministria e Jashtme e Kazakistanit, Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen pritet që sot në orët e pasdrekes të arrijë në Nur Sultan.

Mbledhja kryesore në të cilët do të marrin pjesë delegacionet e regjimit të Bashar Al-Asadit dhe opozitarëve ushtarakë do të zhvillohet nesër. Përfaqësues të Jordanisë, Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në mbledhjet do të marrin pjesë si vëzhgues.

Në mbledhjet do të trajtohen çështjet si Idlibi, verilindja e Sirisë, masat për rritjen e besimit mes palëve luftuese, rikthimi i refugjatëve, gjendja humanitare si dhe strukturimi pas luftës.

Bisedimet me “formatin e Astana-s” që zhvillohen nën garantimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit zhvillohen që nga janari i vitit 2017./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit