13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Fillon formalisht ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Transportit Goran Sugarevski dhe drejtori i NP-së për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov, paralajmëruan të premten fillimin formal të ndërtimit të rrugës Stenkovec–Bllacë, pjesë e autostradës Shkup-Bllacë.

“Ndërtimi i rrugës do ta shkurtojë distancën kohore mes Shkupit dhe Prishtinës prej dy orëve të tanishëm në vetëm 45 minuta. Me çka jo vetëm gjeografikisht, por edhe në aspektin kohor i bën qytetet më të afërta në Ballkan që edhe i shpreh marrëdhëniet politike. Megjithatë edhe fakti se Republika e Kosovës është tregu më i lirë dhe më i mirë dhe më i përshtatshëm eksportues për Republikën e Maqedonisë nga aspekti ekonomik e bën strategjik këtë projekt për Republikën e Maqedonisë”, theksoi Bujar Osmani.

Ai u shpreh se projekti është shumë me rëndësi edhe për shqiptarët në Maqedoni, meqë do të mundësojë lidhjen me miqtë, familjarët dhe bashkatdhetarët që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe rikujtoi se shkëmbimi tregtar vjetor me Kosovën është rreth gjysmë miliardë euro, me çka Maqedonia ka suficit të konsiderueshëm.

Projekti do të ndërtohet në dy faza. Tenderi për pjesën e parë të rrugës prej 1,9 kilometra do të shpallet deri në fund të këtij muaji. Sipas asaj që parashihet kjo pjesë duhet të përfundojë për 18 muaj.

Tenderi për pjesën e dytë të rrugës nga Bllaca deri në Stenkovec në Shkup, në gjatësi prej 10,5 kilometra do të shpallet në fillim të vitit 2020, ndërsa duhet të përfundojë për 36 muaj, kështu që ndërtimi i plotë i autostradës pritet të përfundojë nga mesi i vitit 2023.

Sipas drejtorit të NP për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov pjesa e dytë e rrugës është më e vështirë për projektim dhe realizim.

Në të janë paraparë katër tunele në gjatësi prej rreth 4 kilometra dhe tetë ura.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit