11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Fidan Bejta shpallet Hero i Vitit në Suedi, Ibrahimovic e fton në L.A. Galaxy

Më të lexuarat

Fidan Bejta është shpallur Hero i Vitit në shtetin suedez.

Djaloshi 29-vjeçar ka pranuar çmimin jetësor në një ceremoni gjatë mbrëmjes së kaluar në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm.

E gjithë kjo pasi që shqiptari shpëtoi në Malmo së paku njëzet fëmijë nga sulmues që mbante në dorë një thikë gjersa ishte edhe me të meta mendore.

Bejta është shprehur shumë i kënaqur pasi ka marrë këtë titull, derisa ka treguar se si ndodhi ngjarja.

Por, nuk përfundoi me kaq pasi ai morri edhe një ndër dhuratat më të mëdha duke u takuar përmes ekraneve televizive me idilin, Zlatan Ibrahimovic.

“Ti je një hero i vërtetë. Të lumtë për atë që ke bërë. Pak njerëz do ta bënin. Vazhdon me punët e mira”, dëgjohet duke i thënë sulmuesi i Los Angeles Galaxy.

Madje, Ibra i ka bërë ftesë shqiptarit që ta shikojë nga shkallët e stadiumit një ndeshje të tij në qytetin amerikan.

Ndryshe, Fidani vazhdon të jetojë dhe punojë në shtetin skandinav.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit