5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

FIBA lejon mbulesën për basketbollistet

Më të lexuarat

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) lejoi që basketbollistet të mbajnë mbulesë gjatë ndeshjeve

ANKARA (AA) – Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) lejoi që basketbollistet të mbajnë mbulesë gjatë ndeshjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të FIBA-s, u miratua ndryshimi i cili lejon që basketbollistët të dalin në fushë me mbulesë në qoftë se ata dëshirojnë.

Me këtë praktikë të re e cila do të fillojë të aplikohet që nga 1 tetori i këtij viti, mbulesat nuk duhet ta mbulojnë asnjë pjesë të fytyrës dhe nuk duhet të jenë në ndonjë ngjyrë përveç asaj të zezë, të bardhë ose duhet të jenë të njëjta me uniformën e ekipit në të cilën luajnë.

Ndërsa në qoftë se në një ekip mban mbulesë më shumë se një basketbolliste, atëherë të gjitha mbulesat duhet të jenë të njëjta. Nuk do të ketë pulla apo zinxhirë përreth fytyrës dhe qafës të cilat mund të shkaktojnë hapjen e mbulesës.

FIBA për herë të parë në vitin 2014 vendosi për ndryshime sa i përket mbulesës. Kjo praktikë u provua gjatë dy viteve vetëm në liga kombëtare dhe raportet rreth saj dhanë rezultate pozitive.

Në këtë aspekt, me miratimin e Bordit të FIBA-s dhe të federatave anëtare u hap rruga që femrat të luajnë në ndeshjet basketbollistike me mbulesat e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit