12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Fiat Punto merr vlerësimin me 0 yje për siguri, që është më së paku që ndonjë veturë ka marrë ndonjëherë

Më të lexuarat

Fiat Punto është ‘shpërblyer’ me 0 yje në kategorinë për siguri nga ekspertët privatë të sigurisë Euro NCAP, që është hera e parë që jepet një rezultat i tillë.

Punto, i prezantuar në vitin 2005, është ri-ekzaminuar si pjesë e Euro NCAP të rivlerësimit të rregullt të veturave, derisa testi tenton që të gjejë vetura “të cilat kanë kaluar kohën e tyre për nga ana e sigurisë që ofrojnë”, transmeton koha.net.

Euro NCAP ka shpjeguar rezultatin pa yje të modelit Punto i cili sipas tyre “ka ardhur për shkak të performancës së tij të dobët në aksident, në kombinim me mungesën e teknologjive kyçe si Frenimi Autonom Emergjent”.

Kjo është hera e parë që një rezultat i tillë është dhënë nga Euro NCAP.

Fiat Punto ka konkurruar me vetura Volkswagen Polo i cili ka marrë pesë yje.

Matthew Avery nga Thatcham Research, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në testimet e Euro NCAP, ka thënë për Auto Express se Punto nuk është një veturë e rrezikshme, por “me çmimin fillestar prej 15 mijë euro, në termet ‘para për siguri’, nuk është një blerje e mirë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit