6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Fetaria jonë dhe angazhimi politik

Më të lexuarat

Shkruan: Abdullah Klinaku

Një pjesë e praktikantëve fetar në përgjithësi që kanë besuar në një sistem vlerash përmes së cilave janë përpjekur ti ruajnë, mbrojnë dhe kultivojnë ato përmes një organizimi politik të veçantë, në fakt kanë hy në rrugë dështimi. Besoj që ideja e një organizimi të tillë politik ka qenë shumë i dobishëm por nuk u dëshmua aq funksional. Deri sa tashmë ky koncept politik është ndarë e përçarë në 5-6 grupe, me 5-6 liderë, për shumicën e fetarëve është dështim si rezultat i shpërfaqjes së egoizmit tonë të pa kontrolluar. Si rrjedhojë i këtij dështimi fetarët janë të angazhuar në shumë parti politike dhe tashmë nuk shihet si kapital politik fetaria por platforma gjithëpërfshirëse politike për shtetin. Duke qenë se kam qenë pjesë e shumë proceseve politike sidomos të taborrit konsevator kam justifikim ti shprehi disa shqetësime të angazhimit politik të fetarëve.

Fillimisht, si fetar vlerësimin shpesh herë e kemi bardh e zi. Jemi ajo kategori që brenda pak muajsh e lansojmë deri në piedestale legjendash individin deri sa brenda pak kohe tjetër e përplasim me fytyrë për toke madje duke e vënë në vijën e skajshme të besimit. Partia e Drejtësisë ka qenë subjekt politik rëndësia e së cilit çdo ditë e më shumë do të vihej në pah. Në këtë rast kur flas për PD-në, flas sikur për diçka që nuk ekziston më, dhe në fakt ekzistenca e saj është vetëm hije. Rrënimi i saj erdhi si rezultat i egos së pa kontrolluar të kryetarit aktual. Bashkë me veten e fundosi edhe PD-në, përgjegjësi që do ta ndjek gjithë jetën, fatkeqësishtë.

Kjo gjendja brenda PD-së erdhi edhe si rezultat i mos angazhimit të një pjese të mirë e të sinqertë intelektuale. Madje duke qenë indiferent kjo pjesë dhe duke ju rrah shpinën disa njerëzve brenda PD-së, ua mbollën ëndërrat e liderizmit deri sa i nxorrën prej PD-së dhe formuan parti apo grupe. Me këtë rast këta lider që dolen prej PD-së dhanë kontribut për rrënimin e saj aq sa dështuan edhe me klanet e tyre politike.

Fetaria jonë, nuk na mësojë apo ne nuk deshëm të mësojmë se egon para projekteve të rëndësisë sociale nuk duhet me vendos aq sa nuk mësuam se edhe ambiciet krahas interesave të përgjithshme duhet ti kontrollojmë. Nuk arsyetuam lëshimet e PD-së e as nuk u aktivizuam ti ndryshojmë. Folëm, fyejtëm, shpifëm e akuzuam njerëzit e PD-së, veç pse njësia jonë vlerësuese buron prej konceptit të gjykimit të skajshëm e jo të racionalitetit. PD në fakt u rrënua. Fetarët kanë nisur të dhanë kontributin e tyre në parti të tjera politike. Ata janë në të gjitha partitë. Madje jo vetëm si individ por edhe si grupe të organizuara.

Duke pas parasysh rrethanat që po jetojmë do të jetë ndoshta një zgjidhje shumë më e mirë se sa ideja e geotizimit brenda një partie të fetarëve apo që mbron dhe kultivon vlerat fetare. Në mesin e 96% muslimanëve formimi i një partie të tillë me premise të ngushta është vet izolim. Këtë qëndrim e kishte edhe në shumë publikime edhe prof. Tarik Ramadan. Për këtë arsye i respektoj të gjithë fetarët pa marrë parasysh në cilën parti janë. Ata për të cilët nuk kam respekt janë njerëzit e mesit tonë, që platformat politike të partive që u përkasin përpjeken ti arsyetojnë me argumente fetare. Thua njëherë burimi i formimit të tyre janë librat e shenjtë.

Aq sa nuk mundem të kem respekt për një pjesë të motivuar nga pëlqimet e tyre politike akuzojnë tjetrin mbi baza fetare veç pse i takon taborrit tjetër politik. Ne, duke mos respektuar fetarin e njëri tjetrit pa marr parasysh partin politike, kemi vendosur vëllazërin partiake para asaj fetare. Në këtë logjikë fetarët janë të fyer nga dy shtresa. Shtresa e fetarëve të motivuar nga përkatësia politike dhe shtresa anti islame të motivuar nga laicizmi ekstrem.

Rasti i fundit ishte ai i një kandidati për kryetar në Rahovec, që për disa ditë u atakua nga fetarët për shkak të qëndrimit të tij për Hardh-festin, aq sa u akuzua prej laikëve për Hareetz’in duke e quajtur islamist e anti semit. Unë nuk po e justifikoj e as akuzoj. Unë po mendoj që qëndrimi jonë nuk duhet në asnjë mënyrë të motivohet nga bindjet politike për të akuzuar bindjet fetare të tjetrit. Nuk është e mundur ai që ka qenë dhe është në të njëjtin përkushtim me neve në xhami deri tani, për një moment të bëhet aq i keq veç pse politikisht është ndryshe.

Kjo nuk është fetaria logjike e as racionale. Fetarët, jam shumë i bindur që qasjen duhet ta ndërrojnë. Neve nuk guxon bindja dhe veprimtaria politike e tjetrit të jetë motivi i vlerësimit të fetarisë së tij. Jam shumë i bindur që fetarët e edukuar, racional dhe të lexueshëm në cilën do parti që janë, do të jenë shembull për të tjerët. Nuk besoj në asnjë mënyrë se laiku i të njëjtit subjekt politik është më i mirë se fetari i një partie tjetër. Një ditë kur ballafaqohemi me sfida të besimit tonë fetar ngushëllimin prapë do ta gjejmë të njëri tjetri.

Nëse nuk i mbrojmë, ruajmë dhe justifikojmë fetarët tonë pa marrë parasysh subjektin politik atëherë për neve është më e rrugës që të largohemi tërësisht nga politika. Nëse na bashkon xhamia e na ndanë partia atëherë sllogani ynë duhet të jetë thirrja e Bediuzzaman Said Nursit, përmes së cilën kërkojmë mbrojtje nga qoftlargu dhe politika!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit