7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Festa e Bajramit si festë e njohur zyrtarisht ne Hamburg

Më të lexuarat

 

 

Në Hamburg arrin pushimi i Bajramit

Për herë të parë në Gjermani, qyteti i Hamburgut e sjell vendimin për njohjen e pushimit të Festës së Bajramit. Për punëtorët dhe nxënësit muslimanë gjatë Festës së Bajramit, zyrtarisht do të jetë ditë pushimi. Kryetari i Hamburgut, Olaf Scholz, tha se dëshiron që ky vendim të jetë shembull edhe për qytetet e tjera në tërë Gjermaninë.

Festa e Bajramit si festë e njohur dhe e drejta e mësimit të fesë
Risi e marrëveshjes janë edhe përcaktimi i tri festave myslimane si festa zyrtare. Ndër to është edhe Bajrami, kur punëtorët myslimanë kanë të drejtë të qëndrojnë në shtëpi, por duhet të marrin pushim zyrtar apo të punojnë një ditë tjetër. Ndërsa nxënësit myslimanë mund të marrin ditë të lirë.
Ndryshime në shkollat e Hamburgut do të ketë edhe sa i përket mësimit të fesë myslimane. Myslimanët dhe alevitët në të ardhmen duhet të bashkëpunojnë me kishën evangjeliste dhe të përcaktojnë temat e mësimit të fesë islame në shkolla. Për këto qëllime do të ketë edhe mësues të veçantë.
Megjithatë kanë mbetur edhe disa paqartësi. Ende nuk dihet nëse feja islame do të mësohet si fe e veçantë në shkolla. Politikanët janë të mendimit se nxënësit duhet të mësojnë për të gjitha fetë dhe jo vetëm për disa. I këtij mendimi është edhe Olaf Scholz.

Ka dhe mosmarrëveshje të tjera sa i përket ndryshimeve ligjore për fenë. Kjo ka të bëjë edhe me ndërtimin e xhamive, pjesëmarrjen e shoqatave islame në bordet e mediave dhe bartja e shamive për gratë myslimane në të gjitha ambientet.
Përfaqësuesit e qytetit janë të mendimt se ata të cilët përfaqësojnë shtetin duhet të ruajnë edhe neturalitetin. Në polici, prokurori apo dhe në shkolla nuk mund të barten simbolet fetare, thotë përfaqësuesi i CDU-së ëersich.
Por të dy palët e vlerësojnë marrëveshjen si pozitive. Marrëveshjen kanë përshëndetur edhe kisha katolike dhe evangjeliste. Ajo tani duhet të konfirmohet edhe nga senati. Pritet që para qytetarëve të prezantohet në vjeshtë.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit