6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ferizaj, 50 fermerë përfitojnë fidanë mjedre

Më të lexuarat

Komuna e Ferizajt, më saktë Drejtoria e Bujqësisë nga të hyrat vetjake në vlerë prej 62 mijë eurosh, ka subvencionuar gjithsej 50 fermerë me fidanë mjedre për 20 arë tokë, gjatë vikendit.
Drejtori i Bujqësisë, Ismet Vranovci, ka thënë se ndër 50 fermerë kanë përfituar edhe 17 femra, të cilat mbajnë familje të gjenerojnë të hyra vetjake nëpërmjet kultivimit të mjedrës, pastaj përfitues janë edhe disa familje të dëshmorëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Më 23 nëntor kanë arritur fidanët e mjedrës, mirëpo deri tashti janë vendosur në frigoriferë, sepse me kërkesë të organeve të inspektorëve i janë marrë mostrat dhe janë bërë analizat e tyre. Ndërkohë pas analizave është konstatuar se fidanët janë të shëndoshë dhe menjëherë kemi nisur ta bënim edhe shpërndarjen e tyre”, ka thënë Vranovci ditën e dhënies së fidanëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit