10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fenomeni Rufki Suma

Më të lexuarat

Qytetarët e Hanit të Elezit kanë vendosur që edhe këtë mandat të ia japin për ta udhëhequr kandidatit të Pavarur, Rufki Sumës. Por është e çuditshme që një komunë e re dhe e vogël po i jep mësime shumë demokratike të gjithë Kosovës. E gjithë atmosfera para zgjedhjeve ka qenë e qetë, thua se në këtë vend nuk ka zgjedhje. Por çfarë janë mësimet që kjo komunë e vogël  mund ti jap Kosovës:

1. Zgjedhjet mund të fitohen duke mos bërë fushatë perfide dhe duke mos gënjyer. Dëshmitarë jemi, se shumë parti e gënjejnë popullin me premtime që ata e dinë shumë mirë që nuk realizohen. Suma, nuk u premtoi asgjë banorëve të Hanit të Elezit, por çfarë të mundemi do realizojmë, nuk do shpërdorojmë asgjë dhe do shikojmë interesin e qytetarëve. Dhe realisht ka bërë më shumë se sa mund të premtonte dikush. Këto e thonë shumë raporte vjetore që vijnë nga organizata shumë prestigjioze.

2. Gjuha e urrejtjes dhe përçarja nuk ka vend në Han të Elezit. Ju që i keni përcjellur debatet televizive i keni parë nivelin kandidatëve, por asnjëherë Suma nuk e nënçmoi askënd. Por këtë nuk e ka bërë as në ndeja dhe gjithnjë ka bërë thirrje për qetësi, përkundër shpifjeve që i kanë bërë në drejtim të tij. Ndërsa ne shohim fushata komplet me gjuhë linçuese dhe ofenduese, thua se ata po përgatiten për ring boksi e jo për garë për zgjedhje të kryetarit.

3. Pyetje drejtuar Rufki Sumës: Pse duhet me të votu ty?, gjithnjë nuk ka bërë thirrje për ta votuar atë, populli le të vendos ka qenë përgjigja e tij. Dilni në mënyrë masive, qetë dhe vendosni për kënd të iu flenë zemra. Gjë kjo që nuk e kemi parë në komuna të tjera.

4. Simpatizantët pa lejen e tij kanë bërë një vend qëndrimi gjatë kësaj kohe fushate. Suma me shumë zor e ka pasur pjesëmarrjen, derisa i thanë ata: “Kur nuk vjen ti këtu, njerëzit thonë Rufki Suma është bërë mendjemadh”. Atëherë ka vendos të dal, në mënyrë që të  evitojë keqkuptimet e mundshme.

5. Fitorja e Sumës nënkupton se avazi i jetës në këtë qytet nuk ka ndryshuar asgjë. Sot ka filluar dita sikur të jetë e zakonshme, sikur ka qenë para zgjedhjeve. Pa plane për tu hakmarrë ndaj kundër kandidatëve por gjithnjë për të iu ofruar qytetarëve shërbime më të mira dhe jetë më të mirë.

6. Mund të jesh edhe besimtar dhe udhëheqës shumë i mirë. Dëshmia më e mirë është Rufki Suma. Një njeri që i ka frikë Zotit, e do kombin e vet dhe jep maksimumin e tij për të mirën e qytetarëve. Nuk ka vend për frikë për atë që i ka dro Zotit të tij, se ai nuk vjedh jo për shkak se ka kamera ose e nxë dikush, por se një ditë do të jap llogari për çfarë ka vepruar.

 

Jam i bindur që këto gjëra nuk janë mësimet e vetme nga komuna e Hanit të Elezit, por në një shpejtësi  i thura këto mendime personale.  Qytetarëve të Hanit të Elezit iu prift e mbara, e kryetari Suma është i njohur për derën e hapur që e ka për vizita dhe çfarëdo halli që keni. Mos e kurseni për asgjë përderisa e keni zgjedhur të ju udhëheq.

 

Nexhmedin Kalisi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit