6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Fenomeni kuranor: Ata flinin, mirëpo sytë u lëviznin!

Më të lexuarat

Në suren e 18 kuranore (El-Kehf) janë shpallur përgjigjet e disa pyetjeve të cilat mushrikët (pabesimtarët) ia bënë të Dërguarit të Allahut Muhamedit a.s duke u munduar ta testojnë. Njëra nga pyetjet e tyre ishte: “Kush ishin “banorët e shpellës”? Pabesimtarëve Mekas u tha se tregimi për djelmoshat e Shpellës është një argument i qartë për banorët e ahiretit, sepse Allahu i Madhërishëm mund të ringjall kë të dojë Ai, qoftë edhe pas një gjumi të gjatë siç ishte rasti me djelmoshat (ata fletën më shumë se 300 vjet).

“Dhe ne ua mbyllëm veshët atyre (duke i lënë të flinin) në shpellë për shumë vjet (Kehf 11)

Më parë kemi thënë se shqisa e dëgjimit është fiziologjike: nuk ndalet funksionimi i saj gjatë kohës së gjumit (ai që fle zgjohet për shkak të zërit që është afër).

Kjo është për shkak se nervi i tetë i kafkës (që kalon nëpërmjet pjesës së brendshme të veshit) ka dy pjesë: njëra për dëgjim dhe tjera për ekuilibrim (pozita dhe lëvizja e kokës). Në rastin e banorëve të shpellës funksioni fiziologjik dhe ekuilibrimi i dëgjimit ishin të ndërprera, për këtë Kurani përmend shprehjen: “U a mbyllëm veshët me perde”, nuk e përmend shprehjen “.. dëgjimin e tyre”.

Edhe funksionet tjera trupore ishin të mbyllura, kështu që syri nuk shikonte edhe pse sytë i kishin të hapur.

“Dhe (po të kishe qenë atje), do të mendoje se ata ishin zgjuar, por ata ishin në gjumë. Ne i rrotullonim ata herë në krah të djathtë e herë në të majtë, kurse qeni i tyre rrinte shtrirë me dy këmbët e para në hyrje të shpellës. Sikur t’i kishe parë, ti do të ikje nga ata dhe do të kaplonte frika. (Kehf, 18).

Ndërsa muskujt e tyre nuk lëviznin edhe pse ishin të gjallë.

Forma dhe pamja e tyre nuk kishte ndryshuar edhe pse kishte kaluar shumë vjet. P.sh pas zgjimit nuk ishin në dijeni për asnjë ndryshim:

“ Kështu pra, Ne i zgjuam që të pyesnin njëri tjetrin. Njëri nga ata tha: “Kemi qëndruar një ditë a një pjesë të ditës.” Dërgoni njërin prej jush në qytet me këtë monedhë argjendi tuajën e le të shikojë se cili ushqim është më i pastër. Le t’ju sjell diçka prej tij, le të sillet mirë dhe askush të mos e marrë vesh për ju.” (Kehf, 19).

Gjendja e tyre si e tillë, është ruajtur me ftohje dhe të ashtuquajturin inhibision i metabolizmit, që përdoret me të madhe për qëllime mjekësore për t’u ruajtur organet e dhuruara (zemra, veshkat), para transmplatimit në një trup tjetër. Sipas kësaj, Dielli del në anën e djathtë kur lindte, ndërsa në anën e majtë kur perëndonte, kështu që nuk i kapluar ata derisa ata flinin në shpellë:

“Ti (Muhamed) do ta kishe parë diellin kur lindte, se si anohej nga ana e djathtë e shpellës së tyre dhe, kur perëndonte, ata i linte në anën e majtë, ndërkohë ata gjendeshin në mesin e saj. Kjo është nga shenjat e Allahut. Sa për atë, që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, pikërisht ai është i udhëzuar. E sa për atë, që Ai e lë në humbje, ti, me siguri, nuk do të mund t’i gjesh mbrojtës që ta udhëzojë. (Kehf, 17).

D.m.th. ftohja e shpellës, mungesa e rrezeve të Diellit, ishin të mjaftueshëm për t’u inhibuar metabolizmi truporë në mënyrë që të ruhen trupat e tyre gjatë asaj periudhe. Nëse vetëm do të flinin, do të duhej të hanë dhe të pinë për të jetuar, gjithashtu do të duhej të ngrihen për të urinuar pas një periudhe të caktuar. Mirëpo, Allahu i Madhërishëm i ka ngrirë funksionet biologjike të tyre dhe i kishte ruajtur trupat e tyre në formë të gjallë. Ka thënë Allahu i Madhërishëm:

“Dhe (po të kishe qenë atje), do të mendoje se ata ishin zgjuar, por ata ishin në gjumë. Ne i rrotullonim ata herë në krah të djathtë e herë në të majtë, kurse qeni i tyre rrinte shtrirë me dy këmbët e para në hyrje të shpellës. Sikur t’i kishe parë, ti do të ikje nga ata dhe do të kaplonte frika. (Kehf, 18).

Dekubitusi – paraqet plage e cila manifestohet me çrregullim patologjik të organizmit. Paraqitet edhe tek pacientët e paralizuar, për shkak të mos lëvizjes së mjaftueshme.

Shihni se nuk thuhet: “Do të mendoje se janë të vdekur derisa flenë”, sepse shenja se janë të zgjuar ishte lëvizja e syve. Allahu i kishte ruajtur sytë e tyre duke u mundësuar të lëviznin. Nëse syri mbahet një kohë të gjatë mbyllur, vjen deri te verbërimi, sepse nervat optike tërhiqen dhe vdesin.

Në mënyrë konsekuente, nëse sytë mbahen gjithmonë hapur, cornea mund të dëmtohet pas çka pason verbërimi. Sipas kësaj, një gjendje e këtillë shkakton frikë, nëse do t’i shihje, as të gjallë as të vdekur. Ata flinin, mirëpo sytë u lëviznin.

“Dhe (po të kishe qenë atje), do të mendoje se ata ishin zgjuar, por ata ishin në gjumë. (El-Kehf, 18).

Ashtu siç Allahu i mbrojti sytë e tyre nëpërmjet lëvizjeve, gjithashtu i mbrojti edhe trupa e tyre nga dekubitusi nëpërmjet rrotullimit.

“…Ne i rrotullonim ata herë në krah të djathtë e herë në të majtë…” (El-kehf, 18)“Kemi qëndruar një ditë a një pjesë të ditës.” (El-Kehf, 19)

Marrë nga libri: Fenomeni mjekësorë në Kuran:

Autorë: Sherif Kaf El-Gazal

Përktheu: A.D. Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit