6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Fenomeni i Ezanit

Më të lexuarat

 

Shikojeni hartën e botës. Në anën lindore do ta shihni Indonezinë. Vendet më të mëdha në Indonezi janë Java, Sumatra, Borneo dhe Celebes.

Me shfaqjen e agimit në pjesën lindore të Celebesit, rreth orës 5:30 sipas kohës lokale, fillon të dëgjohet ezani i sabahut. Me mijëra muezinë thërrasin ezanin.

Me kalimin e minutave, thirrja e sabahut gjithnjë përhapet kah perëndimi. Gjysmë ore pasi që ezani të thërret në Celebes, ai fillon në Xhakartë, pastaj në Sumatra. Para se të përfundojë ezani i sabahut në Indonezi, ai fillon në Malajzi, e pastaj në Burma. Një orë pas ezanit në Xhakartë, ezani i sabahut dëgjohet në Daka, kryeqytetin e Bangladeshit. Deri sa të përfundojë ezani në Bangladesh, fillon në perëndim të Indisë. Nga Kalkuta përmes Sringarit deri në Bombaj, nëpër tërë Indinë jehon thirrja e sabahut. Dhe derisa ezani ende jehon nëpër Indi, muezinët e Pakistanit fillojnë t’i thërrasin njerëzit në namaz të sabahut. Për dyzet minuta ezani i sabahut e përshkon Pakistanin dhe nuk arrin deri në fund, ndërsa veç ka filluar në Afganistan dhe Muskat. Diferenca kohore në mes të Muskatit dhe Bagdadit është një orë. Për atë kohë ezani shpërndahet nëpër Hixhaz, ku janë Meka, Medina, Jemeni, Emiratet, Kuvajti dhe Iraku.

Diferenca kohore mes Bagdadit dhe Aleksandrisë në Egjipt është sërish një orë. Gjatë asaj ore ezani dëgjohet në Siri, Egjipt, Somali dhe Sudan. Nga njëra në anën tjetër të Turqisë, jehona e ezanit udhëton për një orë e gjysmë. Diferenca kohore mes Aleksandrisë dhe Tripolit është një orë dhe thirrja e ezanit vazhdon në tërë Afrikën.

Ezani i sabahut i cili ka filluar në Indonezi, arrin deri te bregdeti i Atlantikut për nëntë orë e gjysmë. Dhe para se ai të arrijë brigjet e Atlantikut, në lindje të Indonezisë vetëm ka filluar ezani për namazin e drekës. Dhe derisa ezani i mesditës (drekës) fillon në Bangladesh, në Saibil muezinët përgatiten për ezanin e ikindisë, e pastaj të akshamit dhe jacisë. Për deri sa mujezinët e Indonezisë thërrasin ezanin e sabahut, ata të Afrikës thërrasin atë të jacisë.

Ky fenomen na shpije deri te zbulimi i çuditshëm: Nuk kalon asnjë çast i vetëm në Tokë, e që në të me mijëra muezinë në të gjithë botën të mos jenë duke e thërritur ezanin. Dhe pikërisht tash, përderisa jeni duke i lexuar këta rreshta, mund të jeni të sigurt se mijëra njerëz, në këtë moment, thërrasin dhe dëgjojnë ezanin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit