12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Fenerbahçe – Olimpiakos: lufta e bluzave, Kostandinopoja dhe Stambolli

Më të lexuarat

Pallati i sportit “Sinan Erdem” në Stamboll pret sonte ndeshjen e fundit, ndeshjen finale, të Euroleague-s së këtij sezoni.

Një përballje turko-greke, mes Fenerbahçes dhe Olimpiakosit!

Fenerbahçe kërkon të bëhet skuadra e parë turke që e fiton trofeun e këtij aktiviteti, së cilit i është afruar fare pranë dhe në sezonin e shkuar, kur humbi në finale ndaj CSKA-së së Moskës. Olimpiakosi, më i suksesshëm, synon të shpallet kampion i basketbollit europian për herë të katërt.

Në sfidat në sezonin e rregullt, dy finalistët e mbrëmjes të së dielës i kanë fituar përballjet mes tyre në fushat pritëse respektive. Pika më e fortë e turqve, siç u pah dhe në gjysmëfinale, është Ekpe Udoh, ndërkohë që te grekët spikat si gjithmonë Vassilis Spanoulis.

Lufta mes këtyre dy ekipeve ka nisur që në fillim të majit, kur Olimpiakosi garantoi pjesëmarrjen në Final Four dhe nxori në shitje një bluzë provokuese, me Shën Sofinë në sfond, por pa minare, e të shkruajtur poshtë “Kostandinopojë, 2017”.

Provokimi nuk ka mbetur pa një reagim, që ka qenë i menjëhershëm.

Në bluzën për shitje të gjerë me këtë rast, modeluesit turq janë përgjigjur me një pamje të Shën Sofisë, por me minare, siç është në realitet, e të shkruar më poshtë, “Stamboll, që nga 1453”-shi.

Ndeshja sonte luhet në Stamboll, grekët e kanë mendjen te Kostandinopoja… Beteja vazhdon… në fushë! /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit