5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Femrat që pijnë verë, i zë më lehtë kanceri i gjirit

Më të lexuarat

Zbulohet një burim i ri rreziku për kancerin e gjirit.

Sipas një studimi të publikuar kohët e fundit në revistën shkencore “Alcohol and Alcholism”, mjafton edhe një gotë e vetme verë në ditë, që ta shtojë me 5% nivelin e këtij rreziku tek femrat.
Kjo është treguar nga një rishikim i ri i efekteve të alkoolit te kjo lloj sëmundje. Analizat konkrete kanë treguar se edhe konsumimi më i ulët i alkoolit gjatë ditës, mund të çojë në një rritje të frikshme të saj.
Ndërsa përcaktohet se një konsum i lartë i alkoolit, tek femrat, 3-5 gota në ditë, e rrit rrezikun e prekjes nga ky lloj kanceri, deri në nivelet prej 40-50%.
Studimi i lartpërmendur është kryer nga Instituti i Kërkimeve Farmakologjike “Mario Negri” në Milano, si edhe bashkëpunimi mes Universitetit të Milanos dhe atij të Heidelbergut.
Ai arrit në përfundimin se të pirit alkool, përbën një tendencë shumë të rëndësishme në praninë e këtij kanceri, madje edhe më i fortë sesa vesi i të purit duhan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit