Fëmijut tim i bëra padrejtësi

0
52

Pas një dite të vështirë e të gjatë, e lodhur u shtriva në shtrat për të fjetur. Posa u shtriva u shtriva ndërgjegjja ime filloi të më shkaktojë shqetësime. Sytë e mi refuzuan të flejnë. M’u ngarkua një barrë e rëndë pendimi. M’u vështirësua frymëmarrja , m’u ngushtua gjoksi dhe më rrodhën sytë lot në jastëkun tim pasi që m’u kujtuan disa çaste të ditës, çaste kur kisha bërë padrejtësi dhe tirani. Mirëpo ndaj kujt u bë kjo padrejtësi?! Ndaj voglushit tim, ndaj të dashurit tim, ndaj pjesësë së shpirtit tim. Sa egoiste që isha, vetëm për problemet dhe punët e mija mendoja. Sillesha me të sikurse ta ketë për detyrë ta kuptojë gjendjen time dhe vështirësitë nëpër të cilat po kaloj, harroja se ai ishte vetëm tre vjet.

Atë ditë isha zemërngushtë, e padurueshme. Kur u zgjua nuk i bëra mirëpritje si zakonisht. E morra për dore deri në banjo, ia pregatita mëngjesin dhe e nxitova të hajë pa i thënë asnjë fjalë të butë.

Tërë ditën nuk i kushtova kujdes. Nuk ndava aspak kohë për të lozur me të. U tregova e vrazhdë me të kur deshti të më ndihmojë reth punëve të shtëpisë, edhe pse zakonisht i bënim bashkë. E qortova me ashpërsi e ai u largua i hidhëruar dhe i frikësuar duke mos e ditur gabimin. Pamja e jashtme e tij sikur të thoshte:” erdha të të ndihmojë, të rri në afërsinë tënde e ti kështu më shërbleve, subhanall-llah?!”

Unë nuk kam fuqi të durojë ndjenjen time përn vetmi dhe mërzi, kurse atë e lash tërë ditën vetëm dhe të mërzitur duke mos ditur se ç’ të bëjë.

Shkoi dhe u ul para dritares i vetmuar. Shokët e tij kishin shkuar në shkollë. Nuk kishte me kë të bisedojë. E morri lodrën e tij dhe e gjuaji për dritare. Kur e pashë duke e bërë këtë gjest harrova se unë isha shkaktare e kësajë. Po… unë isha shkaktare, ngase u angazhova me punë tjera dhe u mërzita. çfarë mëkati ka ai pse unë isha e zënë me punët e shtëpisë?! A thua vallë kërkohet prej tij ta dijë se ora po i afrohet dymbëdhjetshit dhe se i ati i tij së shpejti do të vijë?! A thua vallë kërkohet prej tij ta kuptojë se gjella dhe shtëpia duhet të jnë të pregatitura para se të vijë i ati i tij nga puna?! A thua duhet ta kuptojë se unë jam e lodhur psikikisht?! Por, i harrova gjithë këto dhe e shikova me shikim të vrenjtur, i rashë në dorë dhe i thashë se jam i hidhëruar nga ai.

Më erdhi duke u arsyetuar dhe duke qajtur. Me zë të pafajshëm më tha: “Nënë, a të hidhërova?” “Po” i thashë me zë të lartë.

Nuk munda ta përmbajë veten time dhe fillova të qajë. E paramendova veten time në vendin e tij, i vetmuar e njerëzit më kanë lënë vet. Po, të gjithë njerëzit. A thua vallë nëse nuk më kë mua ka ndokend?! Kur të uritet thotë: nënë; kur të sëmuret thotë: nënë; kur të qeshë thotë: nënë; kur të qajë thot:nënë. Për Zotin sa e kam thyer besën dhe zotimin me ty voglushi im!

Edhe më shum,ë e teprova kur u lajmërua në telefon halla e tij. Nuk më mjaftonte ajo që e bëra, por fillova t’i tregojë hallës së tij të gjitha gabimet që i kishte bërë, një nga një. Aq të keq e paraqita sikur të ishte fëmiju më ui keq në botë. E gjith kjo ndodhi kurse ai më shikonte me dy sytë e tij të vegjël, goja i ishte nemur, sytë e tij thonin:”Nënë, të lutem mos më turpëro, a nuk të mjaftoi që më nënçmove?!” Edhe kjo nuk më mjaftoi, por ia dhashë ndëgjuesen që t’i dëgjojë qortimet e hallës së tij. çfarë nënçmimi!!!

E mësoj fëmiun tim të mos turpërohet nga gabimi, duke ua publikuar gabimin e tij të gjithëve. A thua si mund të turpërohet bha gabimi kur unë ia publikojë para të gjithëve?! Pastaj, anuk është ky voglushi im i dashur, i cili ishte i ndershëm dhe i moralshëm?! A i harrova të gjitha veprat e tij të mira dhe i përmendi vetëm veprat e tij të këqija, e i publikoja para njerëzve sikur të ishin krimet më të mëdha që ishin bërë, e me këtë e mësoja t’i bëjë kur të rritet në vend se t’i fshehja e të rritet si djalë i mirë?!

Shkoi të shtrati i tij. Kur e pashë se si e kishte shtrirë dorën e tij të vogël m’u përkujtua çasti kur pas gjithë kësaj që i ndodhi erdhi të më puthë dhe të flejë në prehërin tim. M’u shtua mërzia dhe brenga edhe më shumë. Sa e madhe dhe falëse ishte zemra e tij e vogël, i harroi të gjitha gabimet e mija ndaj tij, kurse unë sa vetiake dhe e ashpër u tregova, asnjë gabim dhe lëshim nuk ia harrova. Iu gjuajta atij dhe e putha, e luta që të ma falë duke i thënë:”Të prtemtoj se do të jem nëna yte me të vërtetë dhe çdoherë do të përkujtohem se ti akoma je fëmijë, ende nuk je bërë burrë. Djali im i vogël, unë e di se s’ kupton se ç’të them, mirëpo do të mundohem të të bëj ta ndiesh këtë edhepse nuk do t’i kuptosh fjalët.”

“Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me gratë dhe pasardhësit tonë e neve na bën prijës për të devotshmit!” (El-Furkan:74)./albislam

 

pjesë nga libri i tregimeve


Tregim,