10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Fëmijët tentojnë vetëvrasje në kampin e refugjatëve në Greqi”

Më të lexuarat

Në një deklaratë nga organizata Mjekët pa Kufij (MSF) bëhet e ditur se në kampin Moria në ishull strehohen rreth 3 herë më shumë njerëz se kapaciteti

 

AHTINË (AA) – Për shkak të kushteve të këqija të jetesës së kampit në ishullin Lesbos në Greqi është përkeqësuar situata e shëndetit mendor të refugjatëve, ku edhe fëmijët kanë tentuar vetëvrasjen dhe lëndimin e vetes së tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga organizata Mjekët pa Kufij (MSF) bëhet e ditur se në kampin Moria në ishull strehohen rreth 3 herë më shumë njerëz se kapaciteti.

Në deklaratën ku bëhet thirrje për evakuimin e kampit thuhet se problemet e shëndetit mendor mes azilkërkuesve ndodhen në normat më të larta se kurrë më parë.

“Në aktivitetet e grupit të shëndetit mendor të zhvilluar mes muajve shkurt dhe qershor për fëmijët e grupmoshave 6-18 vjeç, ekipet e MSF kanë vëzhguar se rreth 1 e katërta e fëmijëve kanë lënduar veten e tyre, kanë tentuar ose e kanë menduar vetëvrasjen”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Gjithashtu në deklaratë përmenden edhe vlerësimet e koordinatorit shëndetësor të MSF, Declan Barry i cili ka komentuar se “(Fëmijët e ardhur nga rajonet e luftës) teksa duhet të marrin mbrojtje në Evropë, ata përballen vazhdimisht me frikë, stres, akte të dhunës duke përfshirë edhe atë seksuale”.

Ndër të tjera në deklaratën kur kritikohen kushtet e papërshtatshme të shëndetit dhe higjienës, theksohet se rreziku i sëmundjeve epidemike është mjaft i lartë.

Prefektura e Egjeut Verior në Greqi kishte kritikuar se kushtet në kampin Moria janë të dëmshme dhe të papërshtatshme për shëndetin dhe mjedisin publik, dhe kishte paralajmëruar se kampi duhej të mbyllej brenda 30 ditëve në rast se kushtet nuk rregullohen nga Ministria e Politikave të Migracionit.

Në vend duke përfshirë edhe ishujt Lesbos, Chios dhe Samos, ka më shumë se 20 mijë refugjatë që janë në pritje të përgjigjeve në lidhje kërkesat e tyre të bëra për azilin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit