4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Fëmijët simboli i Gutës Lindore në Turqi do të harrojnë dhimbjet e tyre

Më të lexuarat

HATAY (AA) – Dy motrat Noor dhe Alaa nga Guta Lindore të cilët nga faqja e tyre në Twitter shpërndajnë në gjuhën angleze dhimbjet dhe pritjet e fëmijëve nga Guta Lindore e cila është nën rrethimin e regjimit të Bashar Al-Asadit në Siri, si dhe foshnja Kerim, që në sulmet e regjimit të Asadit humbi njërin sy dhe nënën dhe u shndërrua në simbol të rrethimit të Gutës Lindore, në Turqi po hapin një faqe të re në jetën e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Për Noor, Alaa dhe Kerim të cilët së bashku me familjet e tyre nëpërmjet Gjysmëhënës së Kuqe turke u sollën në Hatay, Turqia me institucione të ndryshme të saj i ka hapur dyert.

Simbolet e Gutës Lindore dje gjithashtu u takuan edhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Pas regjistrimit të tyre dhe familjeve, Noor, Alaa dhe foshnja Kerim iu nënshtruan një kontrolli shëndetësor në qytet.

Noor dhe Alaa, kaluan kohën e tyre në park duke luajtur me fëmijët e tjerë, ndërsa familjet e tyre duke harruar ditët e vështira dëshironin të hapin një faqe të re për jetën e tyre.

Nëna e Noor dhe Alaa, Shems Hatip, në deklaratën për gazetarët, rikujtoi se 7 vjet kanë jetuar nën rrethim. Ajo theksoi se kanë vazhduar të jetojnë të privuar nga nevojat themelore, nga të gjitha kushtet e jetesës.

“Ishim të privuar nga ushqimi, ilaçet dhe shkolla. Fëmijët tanë frikeshin shumë nga bombardimet dhe përleshjet. Ishim detyruar të jetonim nën tokë. Nuk kishim mundësi për të dalë në tokë. Sepse gjithmonë kishte bombardime. Kushtet ishin shumë të vështira. Falë Allahut njëherë erdhëm në Hama e pastaj në Idlib. Me ndihmën e Gjysmëhënës së Kuqe erdhëm në Turqi. I falënderoj shumë ato. Gjithmonë ishin pranë nesh dhe na ndihmonin. Ndihmuan familjet që migrojnë si ne”, tha Hatip.

Hatip gjithashtu duke theksuar se presidenti Erdoğan është pranë të gjithë muslimanëve, të persekutuarve, shtoi se shumë e duan Erdoğanin.

Ndërsa babai i foshnjës Kerimit, Ebu Muhammed, tha se janë shumë të lumtur për shkak se kanë ardhur në Turqi bashkë me Kerimin dhe dy vajzat e tij.

Duke rikujtuar se dje është takuar me presidentin Erdoğan, Muhammed tha se “Erdoğan neve na pranoi në Turqi. Na tha ‘mirë se erdhët në vendin tonë’. Neve na ndihmon. E falënderoj Gjysmëhënën të Kuqe dhe Erdoğanin. Allahu ta mbrojë Turqinë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit