15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Fëmijët obezë? Ka diçka që duhet të dini lidhur me shkakun e peshës së tyre

Më të lexuarat

30- 40% e masës trupore të fëmijëve është e trashëguar nga prindërit nëpërmjet ADN-së. Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim anglez i Universitetit të Sussex i publikuar në revistën shkencore “Economics and Human Biology”, sipas të cilit kjo shifër tek fëmijët obezë shkon 55- 60%.

Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 100 mijë fëmijëve dhe prindërve të tyre në gjashtë shtete të ndryshmeme, në Britaninë e Madhe, SHBA, Kinë, Indonezi, Spanjë dhe Meksikë.

Më konkretisht 20% e masës trupore trashëgohet nga nëna dhe 20% nga babai, ku kjo shifër për fëmijët e dobët zbret në 10%, ndërsa për më të shëndoshët shkon në 30%.

Të dhënat, nënvizojnë autorët, rezultuan të njëjta për të gjitha vendet, duke konkluduar se fëmijët obezë, sipas drejtuesit të studimit Peter Dolton, e kanë të trashëguar shëndetin e tyre nga prindërit./a.y

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit