20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Fëmijët jetimë të vetmuar, një nga problemet kryesore në kampet e Bangladeshit”

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Dildar Baykan

Kryetari i Shoqatës Plotësimi i Burimeve dhe Zhvillimit Social (RISDA), Muhammed Nuruzzaman, në lidhje me vështirësitë që kanë muslimanët e Arakanit që qëndrojnë në kampet e Bangladeshit tha se “Aktualisht një nga problemet kryesore në kampet e Bangladeshit janë fëmijët jetimë të vetmuar, familjet e të cilëve janë vrarë në Arakan nga ushtria e Mianmarit ose nga budistët fanatikë. Këto fëmijë kanë nevojë për mbështetje”, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti e deri më tani si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pretendon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Gjatë sulmeve të cilat janë shndërruar në një spastrim etnik janë djegur ose shkatërruar rreth 300 fshatra nga ushtria dhe budistët radikalë, si dhe mbi 600 mijë muslimanë të Arakanit janë larguar në Bangladesh nëpërmjet rrugëve malore, detare apo të lumenjve.

Pavarësisht se muslimanët e Arakanit largohen në Bangladesh për të shpëtuar jetën e tyre, drama që ata jetojnë për fat të keq nuk përfundon as në vendin fqinj. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 60 për qind e muslimanëve të Arakanit në Bangladesh janë gra dhe fëmijë.

Fëmijët që humbën prindërit e tyre në Arakan shkojnë në Bangladesh me muslimanët e tjerë të Arakanit. Theksohet se në kapme ndodhen mijëra fëmijë. Mungesa e higjienës, pamjaftueshmëria e ushqimit, ujit të pastër dhe strehimit, në kampet në Bangladesh kërcënon shëndetin e grave dhe fëmijëve.

Muslimanët e Arakanit krahas problemeve të shëndetit vuajnë edhe nga probleme psikologjike për shkak të ngjarjeve të tmerrshme ku ata kanë qenë dëshmitarë në Arakan. Shumë organizata bamirëse ndërkombëtare dhe lokale, veçanërisht organizatat humanitare turke, po përpiqen të ndihmojnë personat që përballen me këto vështirësi në rajon.

Muslimanët e Arakanit po luftojnë kundër sëmundjeve

Kryetari i organizatës joqeveritare RISDA, me seli në Bangladesh, Nuruzzaman, për AA, ka folur për problemet kryesore me të cilat përballen muslimanët e Arakanit në Bangladesh. Duke vënë në dukje se për të përmbushur nevojat e muslimanëve të Arakanit ata janë të përfshirë në shumë aktivitete të ndihmave, Muhammed Nuruzzaman, tha se “Aktualisht një nga problemet kryesore në kampet e Bangladeshit janë fëmijët jetimë të vetmuar, familjet e të cilëve janë vrarë në Arakan nga ushtria e Mianmarit ose nga budistët fanatikë. Këto fëmijë kanë nevojë për mbështetje”.

Më tej Nuruzzaman ka theksuar se një tjetër problem i madh në kampe janë gratë shtatzëna dhe ka shtuar se “Shumë gra në një periudhë të afërt do të lindin dhe ky është një problem serioz. Gjithashtu në Bangladesh ka ardhur dimri ku edhe kjo situatë përbën një problem të rëndësishëm”.

“Njerëzit në kampe përballen me sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes dhe të tretjes. Shkaktohen shumë sëmundje për shkak se njerëzit konsumojnë ujë jo të pastër”, është shprehur Nuruzzaman, duke bërë të ditur se muslimanët e Arakanit në kampe luftojnë kundër shumë sëmundjeve ose janë të rrezikuar nga sëmundjet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit