13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Fëmijët gënjejnë, mashtrojnë dhe vjedhin, por gjithmonë kanë arsye të mirë

Më të lexuarat

Të gjitha gënjeshtrat nuk janë të njëjta dhe prindërit duhen të dinë si të reagojnë në secilën situatë.

Arsyet më të shpeshta të gënjimit janë mungesa e disiplinës dhe dëshira për të tërhequr vëmendje. Po ashtu fëmijët vendosin të shmangin të vërtetën për të mbrojtur miqtë dhe shmangur obligimet. Në disa raste fëmijët “e marrin” të gënjyerit nga dikush prej rrethit të tyre që ka ndikim të madh në ta.

Ndonjëherë me gënjeshtra përpiqen t’i nxisin prindërit për t’i ndihmuar për diçka që ndihen në siklet të flasin. Në periudhën parashkollore të gënjyerit është i lidhur me zhvillimin e funksioneve kognitive. Në atë mënyrë fëmijët e vënë në pah mundësinë e krijimit të mendimeve, besimeve dhe dijeve të veta. Derisa i kanë katër vjet, gënjejnë çdo dy orë, ndërsa me gjashtë vjet çdo 90 orë.

Fëmijët marrin shprehitë e sjelljes së mjedisit, çka do të thotë që në praninë e tyre prindërit duhet të kenë kujdes se si sillen. Nëse babai e gënjen fqinjin, kjo do të thotë që të gënjyerit është tërësisht në rregull. Më së miri është që nga fillimi nëpërmjet diskutimeve t’ia shpjegoni fëmijës rëndësinë e të vërtetës. Fëmijët këtë gjë do ta kuptojnë më së miri nëse gjithçka ua argumentoni me shembuj konkret.

Nëse prindërit vendosin që për shkak të gënjimit është e nevojshme të përdorin dënime, atëherë le të jetë dënimi i lidhur me atë për çka është gënjyer. Për shembull, nëse fëmija ka gënjyer që ka shkruar detyrën e shtëpisë por gjatë asaj kohe ka shikuar filmin vizatimor të preferuar të tij, ndalimi i shikimit të televizorit në mbrëmje është shumë më efikas se sa t’ia ndaloni desertin e preferuar pas darkës.

Po ashtu, prindërit duhet të ndërtojnë sinqeritetin. Kështu do të nxisin fëmijën e vet për të fituar besimin dhe për të ndarë madje edhe informatat e pakëndshme në mënyrë të hapur me ta.

Gënjeshtra mund të jetë edhe shenjë e fisnikërisë së fëmijës

Fëmijët shpesh dinë të përdorin “gënjeshtra të bardha” për të shmangur konfliktet apo për të mos i lënduar të tjerët. Është shumë e rëndësishme që prindërit t’ua shpjegojnë që, edhe pse motivi i tyre është fisnik, të gënjyerit kurrë nuk është zgjidhje dhe të theksohet që kjo nuk është e pranueshme.

Gënjeshtrat gjakftohta janë problemi më i madh

Prindërit duhet të brengosen nëse gënjeshtrat përsëriten vazhdimisht, ndërsa fëmijët nuk shfaqin asnjë emocion, edhe kapen duke gënjyer. Problematike janë edhe mosdëgjimi i qëllimshëm dhe sjellja provokuese.

Etiketimi si gënjeshtar dhe hajdut janë të ndaluara

Për fëmijët bota ku jetojnë është shumë e thjeshtë. Kur ju pëlqen diçka, ata e marrin pa menduar. Në rastet e tilla prindërit kurrsesi nuk duhet të gjykojnë fëmijët por sjelljen.

Të kam goditur – s’më ke goditur – të kam goditur, të ka fërkuar topi

Fëmijët me pesë apo gjashtë vjet mashtrojnë shpesh për të fituar në ndonjë lojë. Nëse prindërit nuk ua shpjegojnë që duhet të respektojnë rregullat, mashtrimi mund të bëhet bazë për të gënjyer.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit