7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fëmija im ka temperaturë të lartë çfarë duhet të bëj?

Më të lexuarat

Nga Dr. Ismaili Lutolli

 

A duhet të filloj më antibiotik apo mund të pres deri nesër?

Si ta ndihmoj bebin (fëmijun )tim në shtëpi ?

Po ofton nata a duhet të kam frikë se fëmija mund të fitoj konvulsione (gërqe) ?

Në punën time si mjek në Klinikën Pediatrike për cdo ditë shoh një skenar pak a shumë të njejtë ku prindërit e shqetësuar vijnë me fëmijën e tyre për shkak të temperaturës së larta. Temperatura e lartë tek fëmijët nga prindërit zakonisht shihet si një ngjarje dramatike që tregon një sëmundje serioze të një fëmije. Shpesh gjendja është alarmante edhe kur termometri tregon 37.2 gradë C. E tërë kjo përcillet me rrefimet e mëposhtme :
“Fëmija im ka ethe dhe kan filluar para një orë” ose “gjithë ditën duke luftuar me temperaturu të lartë kemi frikë natën” , “ne e ulëm temperaturën por për 1 orë u rikthye prapë ” , “ kam frikë që fëmija im do ketë konvulsione (gërqe ) “
Për shumicën e këtyre prindërve, temperatura e lartë e fëmijës është një nga arsyet më të zakonshme për të mos thënë kryesorja kryesore për vizitën e mjekut.

Sa është temperatura e trupit?
Matje nen sqetull (axillare )
Matja rektale
Temperatura normale e trupit 36 ° C – 37 ° C
36.5 ° C – 37.5 ° C
Temperatura e lartë e trupit 37.5 ° C – 38.5 37.5 ° C – 39 ° C
Temperatura shumë e lartë e trupit (ethe) më e rritur se 38.5 ° C 39 ° C – 40 ° C
Temperatura e ulët e trupit më i ulët se 36 ° C më i ulët se 36.5 ° C

Si matet temperatura e trupit?

Vlerat normale e temperatures tek fëmijët është (matjes axillary) nga 36.5 dhe 37 °C.Temperatura matet me termometer dixhitale dhe nën krah (axillary), sublingual (oral), dhe ne pjesen e fundit të zorrës së trashë (rektal ).Këtë të fundit nuk do e preferoja tek fëmijët.Te fëmijët e vegjël nëse keni bërë matjen rektale (në zorrë të trashë ) duhet të kujtoni se termometri tregon 0.5 deri 1 ° C më të lartë se vlerat e matura nën sqetull.
Rritja e temperaturës është një mënyrë e natyrshme e mbrojtjes së organizmit.
Në të vërtetë edhe pse mund të duket pak paradoksale, temperatura është sistemi i parë i mbrojtjes së trupit kundër viruseve dhe baktereve. Temperatura e rritur e trupit nuk është një sëmundje, por një simptomë që tregon një sëmundje ose çrregullim në trup.
Rritja e temperaturës pra është një mënyrë e natyrshme e mbrojtjes së organizmit. Ndalon dhe parandalon shumëzimin e shkaktarëve të sëmundjes, zvogëlon aktivitetin dhe zhvillimin e tyre. Temperatura e rritur e trupit njëkohësisht rimëkëmbe, përmirëson dhe fuqizon funksionin e sistemit imunitar të bebit apo fëmijës suaj .
Është e njohur shumë kohë më parë fraza e famshme e “babit” te mjeksisë Hipokratit i cili shprehet :”Më jepni një mundësi për të krijuar një ethe (temperaturë ) dhe unë do të kuruar çdo sëmundje”.
Temperature tek bebet dhe fëmijët mund të jetë pasojë e një gripi që po kalon fëmija ose , angina, bronkiti apo inflamacion të traktit urinar (shkaqet natyrisht, mund të jetë edhe tjera ).
Nëse shkaku i temperaturës së rritur është :angina e qelbëzuar(fytë apo bajame të qelbëzuara) ,infeksion të traktit urinar, sëmundja duhet të trajtohet me antibiotik por pasi të jenë bërë analizat përkatëse dhe konstatimi i saktë i gjendjes klinike.

Kur prindërit insistojnë për antibiotic dhe mjeku i përkrah?

Në rast të rritjes së temperaturës, reagimi i parë i prindërve ,mbase edhe këmbëngulja e tyrë është në dhënjen e antibiotikëve për shkak të frikës nga komplikimet.Thjeshtë nuk duan të kthehen me duar “bosh”nga kontrolla e fëmijut.Ky qëndrim për fat të keq ndodhë në shumicen e rastev .
Mjeku për fat të keq shpesh bëhet pjesmarrës në tërë këtë proces dhe pa u munduar dy herë përshkruan antibiotikët.
Kjo mënyrë e trajtimit të ngritjes së temperaturës përmes antibiotikëve ka quar në shfaqjen massive të rezistencës së mikroorganizmave ndaj antibiotikëve .Në të ardhmen ky do jetë problem kryesor për mjekimin efikas të gjeneratave të ardhshme.
PËRDORIMI I PANEVOJSHËM I ANTIBIOTIKËVE DO TË THOTË TË VRASËSH TË ARDHMEN E SHËNDETIT ( TË ARDHMEN IMUNITARE) TE FËMIJUT

Fëmija im ka fytë të skuqur ,a duhet të marr antibiotic ?

Arsyeja më e zakonshme për të vizituar mjekun pediatër është prania e temperaturës së moderuar e cila shoqërohet me skuqjë fyti apo edhe rrjedhje të pakëta nga hundët. Në 95 % të rasteve këto simptome janë të shkaktuara nga infeksioni virusal dhe nuk ka nevojë për antibiotic .
Për fat të keq shumica e këtyrë fëmijëve në Kosovë por edhe më gjerë trajtohen nga antibiotike.Kjo ndodhe edhe për shkak të presionit të prindërve e shpeshherë edhe për shkak të pasiguris së mjekut .
Në të gjitha rasteve kur kemi infeksion viral marrja e antibiotikëve vetëm do keqësoj gjendjen e bebit apo fëmijës suaj .Në vend që e tëra të kaloj për 3 ditë pikërisht përdorimi i antibiotikëvë do ndikoj që të kemi përkeqsim për disa ditë ,e disa raste edhe keqësim serioz të gjendjes pasi kemi ndërrim te florës normale baktëriale tëk fëmija si dhe rënje të vet imunitetit nga përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve.Kuptohet e tërë kjo mund të çojë në zhvillimin e rezistencës bakteriale ndaj antibiotikëve.
Të gjitha analizat janë mirë por mjeku më përshkruan prapë antibiotic pasi fëmija ka temperaturë ?
Nëse analizat e gjakut,urinës,CRP ,srisho e hundës dhe fytit janë mirë dhe gjendja klinike nuk është serioze ska asnjë arsye për përshkrim të antibiotikëve.Duhet bërë përpjekje për ulje të temperaturës

Kur temperatura mund të jetë e rrezikshme për një fëmijë?

– Nëse bebi juaj është deri në tre muaj, është e përgjumur dhe ka temperaturë më të lartë se 38 ° C
– Nëse fëmija juaj ka temperaturën me hundë të bllokuar ose kollë që zgjat tre ose katër ditë.
– Nëse temperatura e ngritur është e pranishme për çdo ditë Brenda 4 ditësh , pavarësisht nga mosha e fëmijës.
– Nëse përpos temperaturës kemi edhe simptomat tjera si : të vjella ose jashtqitje shumë të shpeshta (diare), dhimbje koke, qafë e ngrirë ose ndjeshmëri ndaj dritës, vështirësi në frymëmarrje, lodhje të theksuar, dhimbje gjatë urinimit
Në të gjitha këto raste, është e rëndësishme që fëmijën të dërgoni patjetër në kontrollë te Pediatri .

Si dhe kur të ulni temperaturën?

Shoqata Amerikane e Pediatrisë këshillon: “Temperaturat nën 38 ° C në përgjithësi nuk duhet të zvogëlohen nëse fëmija nuk ndihet keq dhe nuk ka pasur ndonjëherë konvulsione febrile. Temperaturat edhe më të larta nuk janë të rrezikshme në vetvete dhe nuk janë shenjë e një çrregullimi të rëndë nëse fëmija asnjëherë nuk ka pasur konvulsione dhe nuk vuan nga sëmundje kronike. Shumë më e rëndësishme se vetë temperatura është mënyra se si fëmija përgjigjet ndaj temperaturës. ”

Temperatura e rritur mbrojtje natyrale e vet organizmit ndaj infeksioneve

Rritja e temperaturës është një nga mënyrat natyrale të mbrojtjes së organizmit kundër patogjenëve të infeksionit. Prandaj, rekomandohet të ulni temperaturën vetëm kur temp.rritet mbi 38 ° C nën krah ose 38.5 ° C me rektale. Një temperaturë që zgjat më shumë se tri ditë gjithmonë kërkon një ekzaminim pediatri dhe vlerësimin e tij për procedurat dhe trajtimin e mëtejshëm.
Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet temperaturave të pasditës , zakonisht ndodhin në pasdite vonë dhe nuk arrijnë vlera të larta (zakonisht deri në 38 ° C). Ky lloj i temperaturës gjithmonë kërkon një rishikim të detajuar dhe teste shpesh shtesë për të parë mundësinë e infeksioneve atipike ose praninë e llojeve të ndryshme të sëmundjeve apo problemeve hematologjike, reumatike dhe sëmundje të tjera.

SI TË ULIM TEMPERATURËN NË SHTEPI ?

METODA FIZIKE

• Një metodë shumë efektive dhe e rekomanduar e uljes së temperaturës është që ta lani fëmijën me ujë të vakët.Në vaskë ose përmes dushit e lani ngadal dhe në këtë mënyrë shkaktoni uljen e temp .Larja duhet të zgjatë 15 deri 20 min
• Vendosja peshkirëve te lagur në trupin e bebit apo fëmijës suaj .Peshkirët ndërrohen cdo 5 deri 10 min.
• Në asnjë mënyrë nuk bën të fërkohet lëkura e fëmijës me alkool për të ulur temp pasi alkooli mund të kaloj barrierrën e lëkurës dhe mund të jetë shume i dëmshëm për organizmin e bebit apo fëmijës suaj.Gjithashtu përdorimi i alkoolit për fërkim të lëkurës shkakton ngushtimin e enëve të gjakut në periferi dhe për pasojë nuk do kemi mundësi të shkaktojmë uljen e mëtejmë të temperaturës.
• Hidrimi i mjaftueshëm i bebit ose fëmijës ,pra marrja e lëngjeve në sasi sa më të mëdha Në temperaturë të lartë të trupit, trupi humbet më shumë lëngje, kështu që është e nevojshme për të pirë shumë për të shmangur dehidrimin. Uji është më i miri, por nëse nuk mund ta bindni fëmijën tuaj që të pijë ujë, nxiteni që të marrë, çaj dhe lëng.
• Ajrosja e dhomës ,temperatura e dhomës nuk duhet të jetë më e lartë se 22 ° C.
• Zhvesheni nga veshjet e tepërta .Rekomandohet rrobat e materialeve natyrale (pambuku) që thithin lagështi dhe lehtësisht e lehtësojnë eliminimin e ngrohjes se tepërt të organizmit.

b) BARNAT – PREPARATET

• Ato jepen nëse temperatura tejkalon 38 -38.5 ° C .
• Zgjedhja e parë është Paracetamoli i cili aplikohet në formën e supozitorëve dhe sirurupeve, në një dozë prej 10 mg për kilogram të masës trupore.Veprimi fillon brenda 30 minutash, intervali është 4-6 orë. Doza maksimale ditore është 40-60 mg / kg e peshës trupore të ndarë në 3-4 doza.
• Kujdes nga përdorimi i Paracetamolit me shije dredhëse pasi mund të provokoj alergji te bebi juaj
• Një tjetër ilaç është ibuprofen dhe administrohet me një dozë prej 5-10 mg për kilogram të peshës trupore, çdo 6-8 orë.
Para se të niseni për vizitë të mjeku juaj patjetër sigurohuni që i keni dhënë terrapin e duhur fëmijës suaj pasi rruga deri te mjeku mund të shëndrrohet në një “traum” të vërtete nëse fëmiju përjeton konvulsione (grqe) derisa të mbërrini te mjeku.

Dr. Ismail Lutolli spec Pediater Subspecialist Dijetolog –Nutricionist

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit