Fëmija Breshkë, vogëlushit 6 vjeçar i hiqet “zhgualli”

0
51

Quhet fëmija breshkë, për shkak të masës së madhe të mishit të huaj në kurrizin e tij i cila i ngjan një zhgualli të vërtetë breshke.

Didier Montalvo, 6 vjeç kishte lindur me një masë të tillë, që sa më tepër të rritej aq më tepër rrezikohej të kthehej në masë tumorale malinje. Vogëlushi nga Kolumbia vuante nga një simptomë e radhë e quajtuar Congenital Melanocytic Nevus dhe familja nuk kishte para të paguante një operacion të mundshëm.

Fshatarët mendonin se Didier ishte prekur nga djalli dhe nuk duhej të shkonte as në shkollë dhe as të bëhej Baptist. “Unë dua të rritem por nuk më lë zhguni” – tregon vogëlushi. Falë ndërhyrjes kirurgjikale plastike të një kriurgu britanik Neil Bulstrode tani Dider është si të gjithë fëmijët e tij. Kirurgu thotë se vogëlushit i është dashur t’i nënshtrohet një sërë operacionesh të vështira pasi infeksioni ishte përhapur pothuajse kudo në kurriz por tani ai është mirë dhe mund të lozë e të rritet si gjithë të tjerët.
/sg/Dailymail/shqiptarja.com/kohaislame