7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Feith: Kryeministri nganjëherë i merrte me rezerva

Më të lexuarat

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Piter Fejt, në prag të përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka vlerësuar fazën e re, në labirintet e së cilës po hynë tashmë shteti i Kosovës.

Ai për herë të parë ka zbardhur edhe marrëdhënien e tij me kryeministrin Hashim Thaçi, ku këtë marrëdhënie e ka quajtur si marrëdhënie të partneritetit. Ndërsa për rastet e këshillimit nga ana e tij, fejt ka thënë se Kryministri Thaçi, nganjëherë i ka marrë këshillat e tij si me rezervë.

“Në shumicën e rasteve i ka pranuar mirë, ndërsa në disa raste I ka pranuar pakë me rezerva. Por në fund ia kemi dalë të gjejmë zgjidhje që kanë qenë të kënaqshme”, ka thënë Fejt.

Ndërsa për situatën veriore të vendit ka thënë se atje duhet të shpërbëhen institucionet paralele. Në një intervistë për Kosova Sot, ai ka folur edhe për korrupsionin dhe pasurimin e politikanëve dhe pushtetarëve. Fejt ka kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë, duke thënë se ka nevojë të madhe që të përmirësohet, të reformohet dhe të fuqizohet në rritjen e cilësisë, në ndarjen e drejtësisë dhe efikasitetit.

Fejt gjithashtu i pakënaqur është ndarë edhe me performancën e EULEX-it në Veri, si dhe me proceset e stërzgjatura gjyqësore që shqyrtohen nga EULEX-i.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit