10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Feja dhe Morali

Më të lexuarat

Autor: Xhavit Shaqiri

 

All-llahu xh.sh. krijoi gjithësinë me tërë çka në të nga asgjëja, d.m.th kësaj Gjithësie i parapriu mosekzistenca. Prandaj është e natyrshme që edhe njeriut , qenies më të përsosur të planetit tonë, t`i ketë paraprirë mosekzistenca. All-llahu xh.sh. pasi krijoi kushtet për jetë të njeriut, si vendin, hapësirën, ajrin, ujin, etj krijoi mbi sipërfaqen e tokës edhe njeriun, të cilit ia besoi edhe shpalljen, komunikimin dhe interpretimin e fjalës së Tij. Njeriun e parë  e zgjodhi edhe pejgamber të parë, kurse  mësues i parë i Ademit a.s ishte vetë All-llahu xh.sh., i Cili ia mësoi emërtimin e të gjitha sendeve dhe komunikimin e fjalës së Zotit tek paraardhësit e tij.

Me një fjalë, nevoja për moral dhe për fjalën e Zotit, njeriun e ndoqi qysh prej atëherë kur bëri hapin e parë mbi tokë. S`ka dyshim se njeriu është krijesa më e zgjedhur në tokë, mirëpo krahas faktit se trupi i tij i nënshtrohet të gjitha rregullave e ligjeve, sikurse edhe të gjithë trupat tjerë, ai ka veçori që e dallojnë prej të tjerëve, e kjo është mendja. Të menduarit është mjeti nëpërmjet të cilit njeriu zgjedh dhe dallon gjërat, por në çështjet në të cilat  nuk ekziston mundësia për alternativë, mendja nuk ka punë. Të gjitha detyrat ndaj All-llahut xh.sh. janë të atilla që njeriu ka mundësi t`i zgjedhë, t`i zbatojë ose të mos i zbatojë sepse janë të fushës mendore. Ai që nuk ka mendje, ai nuk obligohet. Njeriu ka nevojë për norma të moralit , në mënyrë që me anë të tyre të përgatitë rrugën e cila të shpie në lumturi. Se vyrtytet e moralit janë porosi fetare islame e kuptojmë edhe nga thënia e Muhamedit a.s.:

“Jam I dërguar për përsosjen e virtyteve të moralit “ (Transmenton :Ahmedi dhe Maliku)

All-llahu xh.sh. për t`i  bërë edhe më me dije njeriut se feja pa moral të mirëfillët nuk mund të quhet fe e drejtë, se virtytet e moralit nuk janë gjë tjetër përveç se porosi fetare, detyra e obligime dhe se morali i drejtë fuqimisht është i bazuar në themele të Islamit, ngase vetëm prej fesë islame dalin normat e shëndosha të moralit njerëzor, thotë: “…Vërtet , ti je në një shkallë të lartë të moralit …” (EL-Kalem 4)

Vetëm morali i mbështetur mbi baza të fesë islame është ai që e obligon njeriun të kryejë detyra të ndryshme, sepse nëpërmjet normave të moralit është i bundur se All-llahu xh.sh., do ta shpërblejë. Morali duhet kuptuar si ushqim i mendjes e i shpirtit, duhet kuptuar edhe si ligj apo rrugë të cilën duhet ta ndjekë. Është dispozitë e Zotit, e cila ka për qëllim t`i sjellë fat njeriut, rrethit dhe bashkësisë ku jeton ai, t`i ngrejë vetëdijen dhe të shërojë sëmundje të shumta që mund të ngërthenjë në një shoqëri. Njeriu që rrespekton normat e moralit islam, quhet edhe njeri i moralshëm dhe se një shoqëri që respekton normat e moralit quhet shoqëri e moralshme. Largimi nga normat e moralit është shkatërrim i individit dhe i shoqërisë .

All-llahu xh.sh. e nderoi njeriun dhe i dha mundësinë që të zgjedhë se cilën rrugë dëshiron të ndjekë. Nëse ndjek rrugën e All-llahut, jeta e tij do të jetë e begatuar me vyrtyte të larta të moralit islam, ai do të jetë i respektuar, i moralshëm, i dashur në mesin e njerëzve, por i dashur e i respektuar edhe tek All-llahu xh.sh. Jeta e kësaj bote, po qe se njeriu nuk i respekton normat e moralit islam, nuk i ofron asgjë tjetër përveç se humbje dhe shkatërrim: njësoj edhe në botën tjetër .

All-llahu xh.sh. thotë :

“Ne udhëzuam atë në rrugë të drejtë , e ai është mirënjohës e falënderues , ose jomirënjohës e përbuzës “ (El-Insan , 3)

Njeriu, pra, mban barrën dhe përgjegjësinë për besimin, sjelljet dhe veprat e tij. Ai do të shpërblehet me të mira për veprat e mira, e do të ndëshkohet rëndë për veprat e liga .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit