12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Feith e Thaçi përcaktuan hapat për fundin e pavarësisë së mbikëqyrur

Më të lexuarat

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, dhe kryeministri Hashim Thaçi, u pajtuan sot me përfaqësuesit e lartë diplomatikë dhe ata të partive politike për renditjen e hapave që çojnë në takimin e datës 10 shtator të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i cili do të marrë vendimin përfundimtar për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës dhe të mandatit të ICR-së. Për të mundësuar përfshirjen përfundimtare të parimeve të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit në kornizën ligjore të Kosovës dhe për t’i dhënë fund mbikëqyrjes:1. Pakoja e ndryshimeve të legjislacionit primar do të vihet në rend të ditës së Kuvendit për leximin e dytë dhe të fundit të premten, më 31 gusht.

2. Nëse miratohet nga Kuvendi, pakoja e ndryshimeve të legjislacionit primar do të hyjë në fuqi nëse miratohet dhe në ditën kur miratohet pakoja e ndryshimeve kushtetuese, të cilat e heqin ICO-në nga korniza e kushtetutës në rast se ISG-ja merr vendim që ta përfundojë mandatin e ICR-së. Ndryshimet kushtetuese do të vihen në rend të ditë së Kuvendit rreth së premtes, më 7 shtator.

3. Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit dhe kompetencat e ICR-së mbesin në fuqi deri sa Grupi Drejtues Ndërkombëtar të vendosë ndryshe. Të hënën, më 10 shtator, Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të takohet në Prishtinë për të shqyrtuar propozimin e ICR-së për përfundimin e menjëhershëm të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe të mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit