8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

FC Shkupi U15 në finale të Kupës së Maqedonisë

Më të lexuarat

Gjenerata 2001 (U15) që udhëhiqet nga trajneri Prof. Jeton Musliu ka kaluar në finalen e Kupës së Maqedonisë. Edhe pse ekipi ynë kishte pësuar disfatë si mysafir nga ekipi i Metalurgut me rezultat 2:0, arriti të kualifikohet në finale falë penalltive, pasi që ndeshja u mbyll me rezultat të njëjtë 2:2. Ndeshja në vete ishte mjaft e vështirë dhe nikoqirët kishin për detyrë të përmbysin avantazhin që FC Shkupi e krijoi nga ndeshja e parë.

Ekipi i FC Shkupi U15

Nikoqirët arritën në epërsi në pjesën e parë, ndërsa golin e dytë e shënuan në pjesën e dytë. Pas penaltive të ekzekutuara, hero i ndeshjes doli portieri Nuhi Jonuzi i cili sapo mbrojti penaltinë mori përgjegjësinë për të realizuar dhe shënon për kualifikim në finale e madhe.

Portieri Nuhi Jonuzi

Metalurgu – Shkupi 2:0 (5:6 me penalti)

(ndeshja e parë 2:0 për FC Shkupin)

Ekzekutues të suksesshëm të penaltive për FC Shkupin ishin: Agan Zyberi, Suhejl Muharemi, Visar Imeri, Aldin Curri, Fahrudin Qengiq dhe Nuhi Jonuzi. FC Shkupi në finalen e madhe do të përballet me Rabotniçkin, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet më 15 Maj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit