7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

FBI-ja përgjonte boksierin Muhammad Ali për myslimanizmin

Më të lexuarat

FBI-ja amerikane ka përgjuar boksierin e njohur Muhammad Ali në disa raste në kuadër të hetimeve ndaj të ashtuquajturit “Kombi Islam”.

Dokumentet e hetimit dhe përgjimit të bërë ndaj boksierit në vitin 1966 janë publikuar në faqen zyrtare të FBI-së në internet dhe fillimisht janë publikuar nga gazeta “New York Times”.

Në përgjime përfshihen rastet e përgjimit të divorcit të Ali dhe fjalimi i tij në një xhami në Majami, të cilat mendohej se mund të kishin pasur lidhje me atë që cilësohej “Kombi Islam”, me prirje fetare ekstremiste.

Ish-boksieri i peshave të rënda ndërroi jetë në qershor të këtij viti në moshën 74-vjeçare, pas një karriere të jashtëzakonshme në ring, por edhe në aktivizmin e të drejtave të njeriut.

Përgjimi i publikuar përfshin 140 faqe dokumente që kanë përfshirë për shumë vite materiale të klasifikuara.

Në to shkruhet se Ali nuk ka qenë si individ i hetuar, por ai u përfshi në përgjime për shkak të lidhjeve që krijoi disa kohë me “Kombin Islam” në Afrikë, që kishte dyshime për prirje radikale. /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit