9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Fatmir Sejdiu: Mund të rikthehem në krye të LDK-së

Më të lexuarat

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij në krye të partisë.

Sejdiu ka thënë se është për procese normale politike dhe për tu larguar nga politika ata të cilët e përdorin atë për të realizuar privilegje dhe influencë jolegjitime.

“Unë jam pjesë e LDK-së dhe nuk më ka shkuar mendja asnjëherë të largohem. Synimi im kryesor është që LDK-ja të ketë rolin që e meriton.

Nuk jam dakort që LDK-ja të dalë në një situatë të aktivizimit të momentit. Pra, të jetë mulli në pus, siç thotë populli, e pas shterimit të tij të mos ketë ecje të mëtejshme.

Qasja ime është ofrimi i të gjithë potencialeve të nevojshme që i ka LDK-ja. Veprimi im është ofruar, nuk është qasje që vjen nga rruga. LDK-ja është shtëpia ime. Ajo nuk po e luan rolin e opozitës dhe se Mustafa po bën marketing me simbolet e Rugovës” theksoi Sejdiu.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit