Fatma dhe Elvis Naçi ndryshojnë fatin e jetimes në Vaun e Dejës, i dhurojnë shtëpi të re

0
66

Pasi historia e Enxhit 14 vjeç transmetua të premten e kaluar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, Elvis dhe Fatma Naçi udhëtuan në fshatin Naraç të Vaut të Dejës. Pasi lumturuan Enxhin me dhuratën që i bënë, Elvisi dhe Fatma shoqëruan Enxhin dhe të ëmën dhe gjyshen saj nga ndërtesa 200 vjeçare. “Këto lule janë për ty, ky është çelësi që ti do hapësh derën dhe do vendosësh laptopin”,-i thotë Fatma Enxhit. “Kjo është shtëpia jonë. Është shumë e bukur. Jam shumë e lumtur. Shumë faleminderit?”,-pyet Enxhi e surprizuar. “Kjo është shtëpia jote, shqiptarët nuk ju kanë harruar, ta gëzoni”,-u thotë Elvisi.

“Ky është kontribut shumë i madh. Ende nuk e besoj, kjo më duket si shtëpia e ëndrrave, ende nuk e besoj që jam brenda. Qenka e vërtetë shqiptaria nuk të harron do ta mbaj gjithmonë në zemrën time këtë. Jeta më duket sikur më ndryshoi”,-tha Enxhi e cila ende e ka të vështira ta besoi se shtëpia i përket asaj dhe familjes së saj.

“Urojmë që pas kësaj ju të shikoni vetëm ditë të mira”,-tha Elvisi. “E kam mbajtur gjithmonë shpresën në këtë dorë të vogël , nuk ma lëshoi asnjëherë dorën shpresa”,- thotë Enxhi kur Fatma e pyet nëse Zoti i ka dëgjuar lutjet e saj.

“E mendoje se do të bëhesh me shtëpi të re brenda javës”-e pyeti Elvisi Enxhin.
“Jeni shumë të mëdhenj, jeni heronjtë e shqiptarisë”,-i tha Enxhi Fatmës dhe Elvisit. Vajza shikon dhomën e saj dhe përsëri emocionohet kur shikon vendin ku do të mësojë dhe do të bëjë detyrat “Këto janë dhuratat më të bukura të jetës sime, po dridhem nga emocionet. Këtu do ftoj shoqet për të bërë projektet, kjo është shtëpi e bukur, kur i ftova njëherë shoqet tek shtëpia e vjetër i mbajta jashtë nuk i futa brenda në atë gjendje të keqe që ishte shtëpia e vjetër. Tani jam e lumtur, nuk e prisja” ,-thotë Enxhi.

“Unë dhe xhaxhi Elvisi nuk i gjëjmë dot fjalët kur u sjellim fëmijëve lumturi, nuk kemi fituar kurrë imunitet nga lotët”,-shprehet Fatma.
“Falenderoj gjithë shqiptarët, jeta ime ndryshoi për një orë, nuk dua të zgjohem nga kjo ëndërr, jam e gëzuar jashtë mase” thotë në fund Enxhi.