7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Fatkeqësia e njerëzve sot!

Më të lexuarat

Shejkh Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:

“E megjithatë sa më shumë që njerëzit e shtojnë luksin dhe rehatinë e jetës (komoditetin), e sa më të hapur të jenë mes tyre, u shtohen atyre të këqijat. Sepse luksi dhe komoditeti i shkatërron njerëzit. Nëse njeriu shikon (vetëm) rehatinë dhe luksin dhe mendon (vetëm) si ta marrë me të mira trupin e tij, do të jetë i pavëmendshëm ndaj rehatisë së zemrës së tij, dhe synimi i tij më i madh do të bëhet rehatimi i këtij trupi, i cili përfundimin e ka tek krimbat dhe kalbja.

Dhe kjo është fatkeqësia! Kjo është ajo që i dëmton njerëzit sot. Gati sa nuk ka mbetur njeri veçse e ka mendjen tek, vilat, makinat, mobiljet, ushqimi …

Sikur njeriu nuk është krijuar për një qëllim madhështor, ndërsa në të vërtetë dynjaja dhe begatitë e saj janë vetëm mjet. Lus Allahun që ne ta përdorim atë si mjet. Ka thënë Shejkhul Islam Ibn Tejmijeh: “Njeriu duhet ta përdorë pasurinë siç përdoret gomari, për t’i hipur, (për të arritur në destinacionin e tij) dhe siç përdor banjën, vetëm për nevojat personale.”
Këta janë ata që e njohin vërtetë vlerën e pasurisë. Mos e bëj pasurinë pikësynimin tënd më të madh, hipi pasurisë , sepse nëse ti nuk i hipën pasurisë , ajo do të të hipi ty, dhe do të bëhet pikësynimi yt dynjaja.

Prandaj themi: sa më shumë që njerëzit shikojnë dynjanë dhe u hapet dynjaja atyre, aq më shumë do të humbasin akhiretin e tyre, aq sa fituan nga dynjaja (sh.p.: përveç nëse i frikësohen Allahut në pasurinë e tyre dhe, përveç nëse pasuria është e shoqëruar me dije).

Ka thënë Profeti: “Nuk frikësohem për ju nga varfëria! Por frikësohem për ju se do tju hapet dynjaja, dhe do të garoni (rendni) pas saj, ashtu siç garuan ata para jush dhe tju shkatërrojë ashtu siç i shkatërroi ata para jush”

Sikur njerëzit janë krijuar për dynjanë, dhe garojnë pas saj, e kjo i ka shkatëruar, sikur janë krijuar për dynjanë dhe jo dynjaja është krijuar për ta. Prandaj u angazhuan me atë që u krijua për ta (dynjanë) dhe harruan atë për të cilën u krijuan (për të adhuruar Allahun). Dhe kjo është përmbysje e peshoreve dhe e punëve. Allahu na ruajtë!”

“Sherh Rijadus salihin.” Durimi ndaj qeveritarëve edhe nëse ata bëjnë padrejtësi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit