8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Familjarët ngrenë padi për dëbimin e gylenistëve

Më të lexuarat

Familjet e gjashtë shtetasve turq, të cilët më 29 mars të këtij viti janë deportuar nga autoritetet e Kosovës për në Turqi, kanë ngritur padi ndaj Qeverisë së Kosovës, si dhe janë duke përgatitur dosjet për ngritjen edhe të padive të tjera penale.

Lajmin e ka konfirmuar Urim Vokshi, avokati i njërës prej gjashtë familjeve të shtetasve turq të dëbuar nga Kosova. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai ka theksuar se ndërkohë që këta familjarë tashmë kanë ngritur padi dhe ankesë, për siç thotë ai, largimin e jashtëligjshëm të familjarëve të tyre, rastin do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Padi ndaj vendimit për revokimin e leje-qëndrimit të shtetasve turq dhe po ashtu, kemi ushtruar edhe ankesë ndaj vendimit për urdhër-largimin e tyre. Jemi në pritje të zhvillimit të këtyre procedurave, për të parë dhe për të vazhduar më tutje me procedurat e nevojshme.

Familjarët, aktualisht, janë duke përgatitur dosjet për të dërguar rastin në Gjykatën Kushtetuese, për shkelje të drejtave të njeriut dhe po ashtu, janë duke përgatitur dosjen për të ushtruar kallëzimin penal, për të sjellë para ligjit të gjithë personat e përfshirë dhe të cilët kanë kryer vepër penale gjatë largimit të jashtëligjshëm të familjarëve të tyre”, tha avokati Vokshi.

Ai ka shtuar se gjashtë shtetasit turq janë larguar, siç tha ai, sepse nga institucionet përkatëse të Kosovës, në bazë të vendimit zyrtar, janë konsideruar si persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Sipas tij, nuk ekzistojnë prova që mbështesin një pretendim të tillë.

Lidhur me padinë e familjarëve të gjashtë shtetasve turq ndaj Qeverisë së Kosovës tashmë është në dijeni edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai e ka konfirmuar një gjë të tillë, të premten e kaluar. Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës “ka filluar një hetim të brendshëm”, lidhur me këtë çështje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit