16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Familja hebreje aksidentohet me makinë, i shpëtojnë palestinezët (FOTO,VIDEO)

Më të lexuarat

Banorët palestinezë të Hebronit shpëtuan një familje kolone izraelite e cila u përfshi në një aksident me makinë.

Aksidenti i cili ishte tejet i rëndë ishte incizuar, dhe aty duken disa burra që vrapojnë në drejtim të makinës së aksidentuar. Në makinë u shpëtuan pasagjerët, shumica prej të cilëve ishin fëmijë shumë të vegjël.

Në video dëgjohen zëra që bërtisnin: “Paska fëmijë të vegjël në makinë!  Shko kontrolloni makinën tjetër! Burra! Thërrisni ambulancën, shpejtoni”.

Një foshnjë e sapolindur dhe dy fëmijë të vegjël u shpëtuan bashkë me nënën e tyre. Fëmijët ishin gjakosur dhe ishin duke qarë pas aksidentit të tmerrshëm.

Një ambulancë palestineze u thirr për t’u ofruar kujdes dhe për t’i çuar kolonët izraelit në spital. /MESAZHI/

https://www.youtube.com/watch?v=DAD3SNuh7t0

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit