13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Familja e Morsit e brengosur, nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të tij

Më të lexuarat

– Familja e presidentit të parë të Egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, është shprehur e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të tij dhe për kushtet në burgun në të cilin mbahen, bashkë me të birin, raporton Anadolu Agency (AA).

Familja është e brengosur nga shkaku se nuk kanë informacione se në çfarë kushtesh Morsi e kalon në robëri muajin e shenjtë të Ramazanit.

Presidenti i përmbysur nga pushteti, tashmë po kalon vitin e gjashtë në burgun Tora në jug të Kajros. Familja e Morsit thekson se ish-presidenti i Egjiptit mbahet në njësitin e vetëm të burgut për izolim të plotë.

Ata thanë se Morsi vetëm dy herë ka takuar familjen dhe avokatin e tij, ndërsa i biri Usama, nga dhjetori i vitit 2016, vetëm një herë ka takuar familjen e tij.Familja bën të ditur se aktualisht, nuk kanë asnjë informacion për kushtet në burg, si dhe mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Në vitin 2016 Morsi u dënua me 20 vite burgim për vrasje. Në maj të vitit 2017, emri i tij u vendos në një listë të terroristëve për një periudhë trevjeçare.

Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Morsi, u përmbys nga pushteti përmes një grusht shteti ushtarak në vitin 2013. Që atëherë, autoritetet egjiptiane kanë nisur operacione ndaj mbështetësve të tij dhe grupit të tij Vëllazëria Muslimane, duke vrarë qindra dhe duke burgosur mijëra të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit