8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Fama e bakllavasë së Gaziantepit kalon kufijtë

Më të lexuarat

Duke vënë në dukje se këtë vit eksporti më i madh është kryer drejt SHBA-ve me 36 tonë, Çıkmaz ka njoftuar se ajo ndiqet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Gjermania

GAZIANTEP (AA) – YETER ERDİNE – Bakllavaja “Antep” siç njihet ndryshe bakllavaja e Gaziantepit e regjistruar edhe nga Bashkimi Evropian (BE) për 8 muajt e vitit është eksportuar në 18 vende duke përfshirë SHBA-të, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicrën dhe Kinën.

Kryetari i Unionit të Eksportuesve të Anadollit Juglindor (GAİB), Abdulkadir Çıkmaz, duke folur për Anadolu Agency (AA), tha se nga 130 tonë eksporte të bakllavasë janë siguruar 1 milion e 477 mijë e 499 dollarë të ardhura.

Çıkmaz, ka theksuar se në vitin 2016 kanë shitur 136 tonë bakllava në 13 vende duke siguruar 1.5 milionë të ardhura, ndërsa për 8 muajt e parë të këtij viti eksportet i janë afruar shifrave të vitit të mëparshëm.

Duke vënë në dukje se këtë vit eksporti më i madh është kryer drejt SHBA-ve me 36 tonë, Çıkmaz ka njoftuar se ajo ndiqet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Gjermania.

Çıkmaz ka bërë të ditur se në mesin e vendeve ku është eksportuar bakllavaja ndodhen edhe Azerbajxhani, Iraku, Katari, Gjeorgjia, Bullgaria, Izraeli, Jordania, Siria, Kuvajti, Kina, Zvicra, Australia, Republika Turke e Qipros Veriore dhe Palestina. Ai ka shtuar se “Aktivitetet e kryera promovuese kanë një vend të rëndësishëm që bakllavaja e Gaziantepit të jetë e pranishme me shpejtësi në gazhinat botërore.”

“Bakllavaja është ëmbëlsira kombëtare më e rëndësishme e regjistruar e Gaziantepit dhe e përhapur me një famë në botë. Rritja në eksporte është në proporcion si me cilësinë ashtu edhe me promovimin e drejtë në tregjet e jashtme nga kompanitë tona. Formimi i markava globale në sektorin e bakllavasë ashtu siç do të sigurojë rritjen e mëtejshme të këtij sektori do të sigurojë edhe kontribut në rritjen e shifrave të eksporteve”, është shprehur Çıkmaz, duke shpjeguar se prodhuesit e bakllavasë në Gaziantep pasi kanë vlerësuar kërkesat e ardhura nga vende të ndryshme kanë dërguar bakllava në sasi të mëdha jashtë.

Prodhuesi i bakllavasë në Gaziantep

Menaxheri i Ayıntap Baklava e cila operon që prej 17 vitesh në Gaziantep, Levent Aktaş, është shprehur se ato kanë klientelë nga Katari, Arabia Saudite dhe Dubai.

Pasi ka bërë të ditur se prodhojnë afërsisht 2 tonë bakllava dhe se 300 kg i eksportojnë, Aktaş ka theksuar se “Bakllavanë e përpunojmë sikur e qëndisim. Përpiqemi të prodhojmë bakllavanë më të mirë të klasit të parë. Bakllavaja kërkon që produktet të zgjidhen me kujdes.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit