7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Falënderoji ziliqarët e tu!

Më të lexuarat

Kritikat që vijnë në adresën tënde, janë ato që përcaktojnë sa vlen.
Nëse vjen një ditë dhe gdhihesh pa kritika dhe pa ziliqarë, unë të paraqes ngushëllimet e mia që tani, sepse ke vdekur edhe pse nuk e di.
E nëse pothuaj çdo ditë dëgjon e lexon mesazhe ofenduese, poezi ironizuese, satira etj… falëndero Zotin, sepse ke hyrë tek njerëzit që lënë gjurmë pas, je dikush të cilin e kanë parasysh shumë njerëz.
Një ndër shenjat e suksesit janë pikërisht kritikat që hidhen lart e poshtë pa hesap. Kjo do të thotë se ti ke bërë punë të mëdha, që përmbajnë dhe gabime.
E nëse nuk kritikohesh dhe askush nuk të ka zili, kjo do të thotë se je një zero me bisht. Kush është ai që merret me një të vdekur?
Njerëzit nuk e shqelmojnë një qen të ngordhur.
Poeti Ebu Temman, thoshte:
Kur Zoti dëshiron ta përhapë një të mirë
Përdor gojët ziliqare dhe plot smirë.
Një shkrimtar i njohur, thoshte:”Duhet tu jesh mirënjohës ziliqarëve të tu, pasi ata të bëjnë reklamë falas, gjë të cilën ti nuk do e bëje dot kurrë.”
Nëse gjendesh përballë një fushate agresive ndaj teje, nga miqtë armiq, ose nga armiqtë miq, mos repliko fare me ta, madje të këshilloj që ti falësh dhe të kërkosh falje për ta. Nga ana tjetër, shtoje prodhimin tënd, programet dhe shkrimet. Ky është ndëshkimi më i rëndë për ta dhe siç thotë miku im i ngushtë, Ebu Tib Mutenebi:
“Unë jam ndëshkimi më i madh i ziliqarëve të mi.”
Kritika e armiqve tanë miq, na ndihmon të korrigjojmë devijimet tona, për të cilët mund të jemi verbëruar nga lëvdatat e publikut dhe duartrokitjet e dashamirësve.
Gëte thoshte:”Pula kur kërkon të bëjë vezën, fillon e kakaris duke alarmuar dynjanë, sikur të ishte duke pjellë një hënë, e jo një vezë.”
Kështu është dhe me një të ditur kur lëvdohet nga publiku, i duket se po personifikon dhembshurinë hyjnore për krijesat në tokë.
Një zyrtar, kur lëvdohet me vargje të ndryshme, i duket sikur edhe engjëjt në qiell po e duartrokasin dhe brohorasin.
Prandaj, duhet pasur gjithmonë parasysh se kritikat janë të domosdoshme, pasi ato zgjojnë arsyen e droguar nga lëvdatat, ndonjëherë dhe servile dhe falso.
Një filozof thoshte:”Nëse të vjen një goditje nga pas, dije se je në krye.”
Njerëzit e ulët nuk kanë kritikë dhe ziliqarë, pasi janë njëlloj si shkëmbinjtë. A ke dëgjuar ndokënd të ironizojë gurët apo baltën?
Kije gjithmonë parasysh se eklipsi është një fenomen që i ndodh vetëm hënës dhe diellit, yjet e tjerë janë të privuar nga ky nder.
Tregohet se mendimtarit të madh, Akad, një miku i tij shkrimtar iu ankua për kritikat e shumta në media. Akad i tha:”Mi mblidh të gjithë artikujt ku të kanë kritikuar dhe sulmuar!”
Pasi i mblodhi, Akad i tha:”Vëri përtokë dhe qëndro me dy këmbët sipër tyre!”
Kur qëndroi sipër tyre, Akad i tha:”Je ngritur mbi tokë, aq sa të kanë sulmuar dhe kritikuar. Nëse do të kishin kritikuar më shumë, do të ishe lartësuar më shumë.”
Miqtë e tu armiq, ose armiqtë e tu miq, nuk të kanë zët dhe inat, sepse u ke vjedhur paratë apo u ke zaptuar pronat. Jo. Por sepse ti ke prevaluar ndaj tyre me dijet, pasurinë dhe suksesin.
Prandaj dhe ata vendosën që të hakmerren për sjelljet e tua. Ata mendojnë se është detyrë e jotja të qëndrosh një gradë poshtë tyre, në të kundërt, mos prit prej tyre fletë-lavdërimi dhe dekorata nderi.
Prej tyre prit vetëm vargje plot sarkazma, poezi satirike, fjalë ironizuese dhe kritika vërshuese.
Problemi është se miku yt ziliqar, e refuzon kushtetutën e miqësisë që i ofron ti.

Dr Aid Elkarnij

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit