10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Fale namazin në kohën e caktuar

Më të lexuarat

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Me të vërtetë namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (Kurani, 4:103)

 

Thënie profetike

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ se cila është vepra më e dashur tek Allahu i Lartësuar? M’u përgjigj: “Namazi në kohën e vet.”

[E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.]

 

Urtësi

Ueki’ ibnul Xherrahu thoshte: “Ai që nuk kujdeset për namazin para se t’i hyjë koha, nuk i ka kushtuar rëndësi atij.”

 

Është e pamundur të kujdesem gjithmonë për namazin (!)

Allahu nuk e ka bërë që koha e namazit të jetë shumë e ngushtë, aq sa do t’ia vështirësonte njerëzve kryerjen e tij në kohën e caktuar, por ka lënë kohë të mjaftueshme për çdo namaz. Pos kësaj ka bërë edhe lehtësime tjera, bie fjala, personi që është në udhëtim ose i sëmurë mund ta bashkojë namazin e drekës me atë të ikindisë dhe namazin e akshamit me atë të jacisë, ndërkaq kur ndokujt i ikën namazi për shkak të gjumit a të harresës e fal atë posa t’i kujtohet dhe nuk i shkruhet mëkat.

 

Këshillë

Fale namazin në kohën e caktuar për të dhe në xhami, nëse ke ndonjë xhami afër!

 

Përgatitur nga: Jusuf Kastrati

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit