5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Falcao i është mirënjohës Mourinhos

Më të lexuarat

Radamel Falcao thotë se i është shumë mirënjohës Jose Mourinhos që e huazoi atë te Chelsea me synimin për të fituar titullin e Premier Ligës.
 
Kolumbiani kaloi sezonin e kaluar te Manchester Unitedi, duke shënuar vetëm katër gola në 29 paraqitje, dhe pas përfundimit të sezonit pritej që ai të kthehej në Monaco, megjithatë Mourinho tregoi besimin në të duke e rikthyer në Angli.
 
“Ai më dërgoi disa mesazhe përkrahëse dhe më tha se beson në mua dhe për këtë arsye jam shumë mirënjohës dhe dua të jap 100 për qind nga vetja për skuadrën dhe për të”, ka thënë Mourinho për faqen zyrtare të Chelseat.
 
“E kam sfiduar veten në Premier Ligë dhe po më pëlqen eksperienca që po përjetoj këtu me shumë motivim me shumë koncentrik, sepse tani dua të fitoi trofe me Chelsean. Dua ta fitoj ligën dhe të jem i rëndësishëm në skuadër”, shtoi ish-sulmuesi i Atletico Madridit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit