12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Faktet se suneti i Profetit është argument

Më të lexuarat

Cli është argumenti që na obligon pumimin me ato që janë pohuar nga Profeti salallahu alejhi ue selem dhe se Suneti është një ndër burimet e legjislacionit Islam?

Në realitet ka një sërë argumentash që tregojnë një fakt të tillë, prej tyre mund të përmendim:

a)- Besimi i Profetit Muhamed salallahu alejhi ue selem është detyrë: nga kërkesat e këtij besimi është besimi rreth mesazhit të tij dhe pranimi i çdo gjëje që përcillet nga i dërguari në lidhje me çështjet e fesë. Allahu i ka veçuar dhe zgjedhur Profetët nga mesi i robërve të Tij, në mënyrë që tu përçojnë atyre mesazhin e Tij, Allahu thotë: “Allahu e di më mirë se kujt ia jep mesazhin e Vet”. En’am: 124.

Allahu thotë gjithashtu: “Për të dërguarit s’ka tjetër detyrëö veç të shpallin qartë”. En Nahl: 35.

Në një ajet tjetër Allahu thotë: “O besimtarë! Besoni Allahun, të Dërguarin e Tij, Librin, që ia ka zbritur të Dërguarit të Tij dhe Librin që e ka zbritur më parë”. En Nisa: 136.

Ndërsa në një tjetër ajet ka thënë: “Prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!” El A’raf: 158.

Ky është një tekst i qartë i cili obligon punimin me atë që ka ardhur Profeti salallahu alejhi ue selem dhe pasimin e tij.

Kjo duket qartë edhe në thënien e Imam Shafiut Allahu e mëshiroftë i cili në lidhje me ajetin e mësipërm ka thënë: “E ka bërë fillesën e besimit –pas të cilës vinë të tjerat-, besimin në Allahun pastaj në të dërguarit e Tij”.[1]

b)- Në Kuranin Famëlartë gjenden ajete të shumta të cilat i japing përgjigje kësaj pyetje të ngritur, si dhe vënë theksin në obligimin e pasimit të Profetit salallahu alejhi ue selem, prej tyre është fjala e Allahut: “O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur”. En Nisa: 59.

Drejtimi ke Allahu është kthimi ke libri i Tij, ndërsa drejtimi ke i dërguari është kthimi ke Suneti i tij.

Prej tyre është fjala e Allahut: “Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj”. El Hashr: 7.

Dhe një nga ajetet më të qarta në lidhje me këtë çështje është edhe ky: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht”. En Nisa: 65.

c)- Dëshmitë e haditheve rreth argumentimit të Sunetit: Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kushdo që më bindet mua ai i është bindur Allahut, dhe kushdo që më kundërshton ka kundërshtuar Allahun”.[2]

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë në një hadith tjetër: “Kam lënë pas meje atë të cilës nëse i përmbaheni nuk keni për të humbur kurrë: Librin e Allahut dhe sunetin Tim”.[3]

Ndërsa në një hadith tjetër thotë: “Përmbajuni Sunetit tim dhe traditës së prijësve të drejtë pas meje, kapuni fortë pas tyre dhe shtëngoini fortë me dhëmballë”.[4]

Këto hadithe tregojnë se Profetit salallahu alejhi ue selem i është dhuruar Kurani dhe Suneti, se është detyrë kapja pas tyre dhe se punimi me Sunetin është i njëjtë si punimi me Kuranin.

Po ashtu Profeti salallahu alejhi ue selem u ka tërhequr vërejtjen atyre të cilët e refuzojnë urdhërin e tij, sikurse ka kritikuar ata ë cilët e lënë punimin me hadith me pretekst se u mjafton ajo që gjendet në librin e Allahut. Mikdam bin Madi Kereb përcjell se Profeti ka thënë: “Të mos e gjej askënd prej jush të mbështetet në kolltukun e tij; pastaj kur ti vijë atij një urdhër nga urdhërat e mi, e ai të thotë: ‘Nuk e di çështë kjo, atë që gjindet në Librin e Allahut e pasojmë, vërtet mua më është dhënë Kurani dhe diçka e ngjashme me të”.[5]

d)- Unanimiteti (Ixhmaja): Të gjithë muslimanët janë unanim se punimi me Sunetin është detyrë duke iu përgjigjur kështu urdhërit të Allahut dhe të dërguarit të Tij besnik. Gjithashtu ata iu përmbajtën dispozitave të Sunetit njësoj sikurse iu përmbajtën dispozitave të Kurait, sepse Suneti është burim i Sheriatit sikurse ka sqaruar dhe Allahu i Madhëruar. Allahu ka dëshmuar se Profeti i tij nuk pason vetëm se atë që i shpallet: “Thuaj: “Unë nuk ju them se zotëroj thesaret e Allahut apo se e di të padukshmen dhe as nuk them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i verbri me atë që sheh? A s’po mendoni?” En’am: 50.

Në një ajet tjetër Allahu u tërheq vërejtjen atyre të cilët kundërshtojnë urdhërin e Profetit: “Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm”. En Nur: 63.

Po ashtu Allahu thotë: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht”. En Nisa: 65.

Allahu i Madheruar ka urdhëruar që ta marim Profetin si gjykues dhe të jemi te kënaqur me gjykimin e tij, thotë Allahu: “Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit”. En Nisa: 59.

Dijetarët janë unanim se gjykimi pas vdekjes së tij duhet të jetë ke Suneti i tij. Në këto ajete ka argumente të qarta rreth ndalimit të kundërshtimit të tij, mjafton vetëm të shohim se si ia ka tëhequr vërejtjen atyre që e këndërshtojnë se mos i zënë belatë yë cilat mund të jenë: idhujtaria, devijimi apo dënimi i dhembshëm.

Po ashtu Allahu betohet se ata nuk do të jenë besimtarë përderisa nuk e marrin atë si gjykatës për mosmarveshjet e tyre, e ë mas të binden plotësisht me gjykymin e tij e të jenë të kënaqur duke mos u mbetur asgjë në zemër rreth tij.

Mjaftojnë këto si kanosje dhe kërcënim për këdo që lë punimin me sunetin e tij pasi i është bërë e qartë gjykimi i punimit me të, qoftë ajo për shkak të lënies pas dore, përçmimit etj.

__________________________

[1] Rrisaletu: (fq, 75).

[2] Buhari: (957).

[3] Maliku në Muata: (2/889) dhe Hakim: (318).

[4] Ebu Daudi: (4607).

[5] Ebu Daudi: (4604), Albani ka thënë se është hadith i saktë.

Muhamed Ibrahim el Hamed

Perktheu: Bledar Haxhiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit