16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Faktet që duhet të dini rreth kripës

Më të lexuarat

Kripa nuk ka vlerë kalorike, kështu që nuk shkakton shtim në peshë. Por ajo çfarë duhet të dini është se ajo ka aftësi të mbajë lëngjet në trup dhe si pasojë e kësaj do të sjellë shtim në peshë.
 
* Produktet e paketuara përmbajnë më shumë kripë seç duhet. Kjo për faktin se ato nuk përmbajnë kripë thjesht për të rregulluar shijen e ushqimit, por përmbajnë kripë shtesë edhe për ta ruajtur atë. Ushqimet e paketuara si: salçiçet, djathrat, salcat etj, përmbajnë më shumë kripë seç duhet.
 
* Kripa që hamë në ushqim, është më e tepërt nga se kemi nevojë. Sasia e kripës së rekomanduar çdo ditë është 1.3 gram. Me konsumimin e produkteve të paketuara, i kemi shtuar trupit tonë rreth 12.5 gram kripë, ose e thënë më shkurt, 10 herë më shumë kripë nga seç kemi nevojë.
 
* Njerëzit që merren me aktivitete sportive dhe bëjnë jetë shumë aktive, djersijnë shumë, për këtë ata duhet ta shtojnë sasinë e kripës që konsumojnë deri në 5 gram në ditë.
 
* Konsumimi i tepërt i kripës shkakton probleme shëndetësore, sepse ajo rrit presionin e gjakut për shkak të sasisë së lartë të natriumit që mbart.
 
* Disa ushqime mund të konsumohen edhe pa perdorur kripë. Ushqimet e tilla si: peshku, mishi i pulës, vezët etj, përmbajnë sasi të konsiderueshme të natriumit dhe për këtë fakt nuk kanë nevojë që t’ju shtohet kripë (ose mund t’ju fusni një sasi fare te vogël).
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit