9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Faktet numerike vërtetojnë se Kur’ani nuk është falsifikuar

Më të lexuarat

Abdu’d-Daim el-Kahil

Disa njerëz pretendojnë se Kur’ani është i falsifikuar! Othmani r.a. në kohën kur mori iniciativë të tubojë Kur’anin ka djegur faqe të shumta nga Mus’hafi, duke pohuar se Othamin r.a. ka djegur gjithçka që nuk ka qenë në përputhshmëri me mendimet e tij, kështu që u humbën shumë pjesë nga fjalët e All-llahut të Lartëmadhëruar! A mundë që ky konstatim i tyre të cilët mendojnë kështu të jetë i saktë? Dhe a mundë që në bazë të numrave të sureve, ajeteve, fjalëve dhe shkronjave të vërtetojmë se Kur’ani ka arritur i plotë deri te ne ashtu siç e ka zbritur All-llahu i Lartëmadhëruari pa shtojca dhe mangësi.?

Në këtë temë do të mbështetmi vetëm në gjuhën numerike të cilën nuk mundë askush që të mohon ose të dyshon në të. Sepse “falsifikim” do të thotë divergjencat numerike dhe mangësia e tyre, e kështu që nuk mundë të gjejmë mrekulli numerike të qartë në librin e mangët ose të falsifikuar.

Kur shikojmë numrat e ajeteve, sureve, fjalëve, shkronjave janë të sakta dhe të përcaktuara në bazë të llogarisë numerike të saktë. Atëherë kjo është një nga argumentet se Kur’ani është i tërë ashtu siç e përshkruan All-llahu i Lartëmadhëruar: “Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.” (Sure Fussilet: 42) dhe se kjo është një vërtetim material se All-llahu i Lartëmadhëruar e ka mbrojtur nga falsifikimet duke e vërtetuar me fjalët e Tij:“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës së tij.” (Sure el-Hixhr: 9)

Cili është sistemi (formula) numerik i përshtatshëm i kësaj mrekullie?

Çdo herë dihet që për të mbrojtur ndonjë “dokument sekret” nga ndryshimet dhe falsifikimet, patjetër duhet që të përdorim një sistem kodues të përcaktuar. Ashtu që All-llahu i Lartëmadhëruar mbrojtjen e librit të Tij (Kur’anin) dhe arritjen e Kur’anit deri te ne ashtu siç ka zbritur, e zgjodhi edhe një metodë të ngjashme që vendosi në të një sistem numerik. Këtë sistem e fshehu nga robërit e tij deri sa të vjen koha e përshtatshme e të zgjedh All-llahu i Lartëmadhëruar nga robërit e tij të cilët do të nxjerrin këtë sistem e cila do të vërtetojë në botë se Kur’ani i cili është në mesin tonë sot është ai Kur’ani të cilin e ka zbritur All-llahu i Lartëmadhëruar Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Sistemi numerik duhet të themelohet në numra të përcaktuar si p.sh. Kompjuteri veprimin e saj e mbështet mbi bazë të sistemit numerik “dy”, ndërsa sa i përket librit të All-llahut të Lartëmadhëruar, Kur’anit, numri i përshtatshëm është numri “shtatë” nga shumë shkaqe prej të cilave më të rëndësishme janë se All-llahu i Lartëmadhëruar ka përcaktuar sistem në gjithësi e cila përbëhet mbi numrin shtatë, se çdo një atom prej atomeve të gjithësisë përbëhet nga shtatë shtresa elektronike. Ditët e javës janë shtatë. Ngjyrat e ylberit janë shtatë. Edhe toka në të cilën jetojmë është e përbërë prej shtatë shtresave dhe shtatë qiej…

Gjithashtu edhe Kur’ani starton me suren më madhështore e cila është e përbërë prej shtatë ajeteve(Seb’al-Methani / Shtatë të përsëriturat) dhe se numri i parë i theksuar në Kur’an është numri shtatë:“Ai (All-llahu) është që për ju krijoi gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.” (Sure el-Bekare: 29)

Rrotullimi rreth Qabes është shtatë rrotullime. Sexhdja në namaz duhet të bëhet me shtatë pjesë të trupit… e kush i mohon këto të vërteta dënimi i tij është një nga shtatë dyert e xhehenemit, All-llahu i Lartëmadhëruar thotë: “Ai (xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun(derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).” (Sure el-Hixhr: 44)

Kështu që kur ndodh ndonjë falsifikim, shtojcë ose mangësi ky sistem do të çrregullohet dhe do të del barazia jo e saktë, kështu që me anë të çdo sistemi nuk do të arrihet barazia e saktë. Ekzistimi i sistemit i përmbledh ajetet Kur’anore, suret, fjalët dhe shkronjat që është argument material i kësaj kohe se Kur’ani nukështë i falsifikuar.

Koncepti i mrekullisë së re

Koncepti i kësaj mrekullie numerike bazohet në një parim shumë të thjeshtë, e kjo është se sa herë që ne i radhisim numrat të cilat numra janë gjithsej të sureve, ajeteve, fjalëve ose shkronjave, e kështu që rezultati i tyre gjithmonë pjesëtohet me numrin shtatë, ngase numri themelor i sistemit numerik është shtatë dhe nga pjesëtimi që del rezultati shumëzohet me numrin shtatë e kështu që e arrijmë këtë mrekulli të re.

Ndërsa numërimi i fjalëve dhe shkronjave është shumë e lehtë, të bazohemi në shkronjat ashtu siç i shohim të shkruara në Kur’an pa mos i konsideruar shenjat të cilat janë hemzeja, Meddi (shenja e zgjatjes) shedde (shenja e cila tregon dyfishimin e shkronjave)…, por do t’i numërojmë shkronjat ashtu siç kanë qenë të shkruar në kohën e të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahua alejhi ve sel-lem. Kjo është një vërtetim se sahabet nuk kanë lënë mangët e as nuk kanë shtuar as një shkronje në Kur’an, e në qoftë se do të ndodhte një gjë e tillë a do të fshehte sistemi numerik të cilin e ka themeluar All-llahu në këtë Kur’an.

Faktet numerike të ajeteve dhe të sureve tregojnë mos falsifikimin e Kur’anit

Çdo kush prej nesh e dinë se numri i sureve të Kur’anit është 114, numri i ajeteve 6236. Kështu që ne do të bazohemi në Mus’hafin që e kemi sot prezent ne mesin tonë i cili është i botimit të Medinës. Ndërsa Mus’hafet të cilat janë të kiraeteve tjera të Kur’anit është temë tjetër e cila në këtë studim shkencor nuk është vendi i saj. Gjithashtu numri i rëndësishëm e cila nuk mundë që të injorohet është numri i zgjatjes së zbritjes së Kur’ani Kerimit, e cila është 23 vjet.

All-llahu i Lartëmadhëruar ka vendosur në këto tre numra një sistem numerik e cila bazohet në numrin shtatë me një metodë shumë të çuditshme. Kur bëjmë radhitjen e këtyre numrave me një kontinuitet të përcaktuar (nga më e madhja, e më e vogla) rezulton numri ashtu siç e lexuam nga numri shumëzimet e numrit shtatë, e tash të sqarojmë gjithë këtë me këtë shembull:

Sipas gjuhës së fjalëve themi: All-llahu i Lartëmadhëruar ka zbritur 114 sure në 23 vite.

Sipas gjuhës numerike e shkruajmë: Rezultati i radhitjes së numrave nga dy numrat 114 dhe 23 është 23114, e këtë e përfitojmë nga shumëzimet e numrit shtatë sipas dy anët (edhe nga ana e majtë në të djathtë (23114) dhe nga ana e djathë në të majtë (41132).

3302 x 7 = 23114

5876 x 7 = 41132

Vëreni së bashku me mua se rezultati i numrave është i saktë që nuk ka këtu ndonjë mangësi, e kështu që mundë të themi se në qoftë se do të ndodhte shtim ose mangësi në numrin e sureve të Kur’anit do të ndodhte çrregullim në këtë sistem. Por, mundë të thotë ndokush kush mundë që të më garantoj se ky sistem nuk mund të jetë rastësisht? Përgjigja është: ky sistem gjithashtu përbehet edhe me numrat e ajeteve.

Sipas gjuhës së fjalëve është se All-llahu ka zbritur 6236 ajete në 23 vite.

Ndërsa sipas gjuhës numerike vendojmë numrat 6236 dhe 23 që rezultati i radhitjes së numrit është 236236, e këtë e përfitojmë nga shumëzimet e numrit shtatë nga dy anët (edhe nga ana e majtë në të djathë (236236) dhe nga ana e djathtë në të majtë (632632).

33748 x 7 = 236236

90376 x 7 = 632632

Nëse themi sipas gjuhës së fjalëve All-llahu ka zbritur 6236 ajete të cilat i ka vendosur në 114 sure.

Këtë mundë që të tregojmë sipas kësaj të vërtetë të gjuhës numerike që e vendosim numrin 6236 dhe 114 e nga kjo rezultati i radhitjes së këtyre dy numrave është 1146236, ky numër që është i përbërë nga shtatë numra, e këtë sipas shumëzimit me numrin shtatë sipas dy anët edhe nga e majta në të djathtë (1146236) dhe nga e djathta në të majtë (6326411).

163748 x 7 = 1146236

903773 x 7 = 6326411

Kështu që këtu mundë të themi se në qoftë se sahabet ose ata të cilët pas tyre që kanë ardhur të kishin shtuar ose fshirë ndonjë ajet nuk do të dilte barazia e paraparë, e kështu që këto barazi janë një nga argumentet se Kur’ani nuk është falsifikuar.

Faktet numerike të fjalëve dhe shkronjave të Kur’anit tregojnë mos falsifikimin e tij

Kur’ani Kerimi ngërthen më shumë se 77 mijë fjalë që nuk ka mundësi në këtë studim ky numër i madh të bëhet me një shqyrtim të shkurt dhe të vogël. Por, mjafton që të marrim fjalën e parë dhe të fundit për të perceptuar se Kur’ani është i tërësishëm dhe i plotë ashtu siç iu është zbritur Pejgamberit, sal-lall-llahua alejhi ve sel-lem, nuk mundë që të ketë mangësi ngase sistemi numerik do të gënjen.

Çdo kush prej nesh e dinë se ajeti i parë në Kur’an është Besmelja – BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM – dhe ajeti i fundit është – MINEL-XHINNETI VEN-NAS . Kështu që nga shkronjat e këtyre dy ajeteve nënkuptojmë sistemin numerik të cilin e ka vendosur All-llahu i Lartëmadhëruar që të jetë një argument për ne se Kur’ani është i plotë ashtu siç ka zbritur në kohën e të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahua alejhi ve sel-lem, nga ajeti i parë e deri te i fundit pa falsifikime.

Ashtu siç citojmë ajetin me gojë BISMI’L-LAHI’R-RAHMANI’R-RAHIM, sipas gjuhës numerike nga ky ajet nxjerrim numrin e shkronjave të çdo njërës fjalë që del ky numër 6643 në bazë të shumëzimit të këtij numri me shtatë nxirret ky rezultat:

949 x 7 = 6643

Gjithashtu ndokush mundë që të supozon se kjo është rastësisht, por vërtetimi i saj pason me fjalën e fundit të ajetit Kur’anor: MINEL-XHINNETI VEN-NAS

Sipas gjuhës numerike për çdo fjalë të këtij ajeti nxjerrim këtë numër duke numëruar shkronjat 5152dhe duke e shumëzuar me numrin shtatë:

736 x 7 = 5152

Vëreni me mua se ajeti i parë me ajetin e fundit përkojnë njëra me tjetrën me këtë rregull. Por, a përkojnë ky sistem me fjalën e parë dhe të fundit në Kur’an? E tash të shqyrtojmë këtë me sistemin numerik përsëri këto dy fjalë.

Fjala (BISMI) në Kur’an përsëritet 23 herë, ndërsa fjala e fundit (EN-NAS) përsëritet 241 herë dhe se nga këto dy fjalë përbëjmë numrin 24122 e kur të shumëzojmë këtë numër me shtatë rezultati nxirret:

3446 x 7 = 24122

Gjithashtu kur vërejmë edhe për nga aspekti të shpalljes së fjalës së parë të Kur’anit e cila është IKRE’ dhe të fjalës së fundit LA JUDHLEMUN të ajetit 281 të sures el-Bekare. Gjatë shqyrtimit të përsëritjes së fjalës IKRE’ në Kur’an e gjejmë të përsëritur 3 herë ndërsa të fjalës JUDHLEMUN 15 herë. E nga këto dy ajete vërejmë së pari shkencë (el-Ilmu) ndërsa nga ajeti i fundit drejtësi (el-‘Adlu), kështu që All-llahu nuk bën padrejtësi askujt. Me shkencë dhe drejtësi të cilat janë themelet vazhdimësisë së çdo civilizimi dhe përparimi mbi sipërfaqen e tokës.

Ndërsa kur shikojmë radhitjen Kur’anore fjalën e zbritur të fundit la judhlemun është para fjalës Ikre’ për të na treguar se drejtësia është më me rëndësi se shkenca. Sipas gjuhës numerike fjala la judhlemun e renditur para fjalës ikre e cila është e përsëritur 15 herë ndërsa Ikre’ 3 herë, atëherë nga kjo nxjerrim numrin 315, kur shumëzojmë këtë numër me shtatë e nxjerrim këtë rezultat:

45 x 7 = 315

Së fundi ju eksplatojmë edhe këtë sureja e parë nr. 1 ndërsa sureja e fundit nr. 114, për të siguruar se në të nuk ekzistojnë shtojca dhe mangësi, e kur i bashkojmë këto dy numra nxjerrim këtë numër 1141 e kur e shumëzojmë këtë numër me shtatë nxjerrim këtë rezultat:

163 x 7 = 1141

Sikur të shtonin apo të fshehshin ndonjë fjalë nga Kur’ani do të gënjente ky sistem numerik i qartë, kështu që ky libër, Kur’ani, na është arritur neve i plotë ashtu siç ia zbriti All-llahu i Lartëmadhëruar Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

E kështu lexues të nderuar nga kjo metodë që eksplatuam juve me barazi të numrave të cilat janë të sakta dhe precize me numrin shtatë sipas sistemit themelorë numerik të Kur’anit i cili numër dhe sistem magjepsën trurin dhe zemrat, e gjithë kjo vërteton se as një fije dyshimi nuk mund të ketë se është falsifikuar, ngase ky Libër është i mbrojtur dhe do të jetë i mbrojtur nga All-llahu i Lartëmadhëruar ashtu siç ka thënë: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” (Sure el-Hixhr: 9)

Përktheu: Muin Sulejmani

/zeriislam/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit