8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fajtor për Srebrenicën, Haga i jep 40 vite burg Radovan Karaxhiçit

Më të lexuarat

Tribunali i OKB-së në Hagë ka thënë se Radovan Karaxhiç, lideri i serbëve të Bosnjës gjatë luftës civile në 1990, është “përgjegjës për krimet kundër njerëzimit” në disa komuna të Bosnjës. Megjithatë, krimet nuk janë llogaritur si gjenocid, raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegraf.

Karaxhiç u gjykua për dy akuza për gjenocid, pesë akuza për krime kundër njerëzimit dhe katër akuza për shkelje të ligjeve të luftës, në kapacitetin e tij si President i Republikës Serbe nga 1992 deri 1996.

Megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) nuk gjeti prova të gjenocidit në qytete boshnjake, vendim që u lexua sot.

Në përfundim të seancës, Haga dha vendimin për 40 vite burgim ndaj Radovan Karaxhic, i cili me rënien e një prej akuzave i shpëtoi burgimit përjetë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit