Facetime ju përgjon, probleme sigurie me aplikacionin e “Apple”

0
26

Apple ka pranuar se ka patur një rrjedhje në software-in e saj të FaceTime, që ka lënë hapësira për përgjim, edhe nëse marrësi i thirrjes nuk përgjigjej.

Në disa raste, iPhoni i vënë në shënjestër mund të dërgonte video, ndoshta edhe pa dijeninë e marrësit. Kompania tha se ka gjetur tani një zgjidhje dhe ofron një update të shërbimit.

Ndërkohë, Apple duket se e ka çaktivizuar mundësinë që përdoruesit të bëjnë thirrje në grup në facetime. Problemi, i zbuluar së pari në një blog, duket se ndodh kur të dy përdoruesit përdorin versionin 12.1 të sistemit operativ të Apple, ose më të ri.

Teknika përfshin përdorimin e funksionit të chatit në grup të softuerit, me gjasa duke ngatërruar softuerin dhe duke bërë që të aktivizohet mikrofoni i objektivit, edhe nëse telefonata nuk është pranuar. Përgjimi përfundon kur telefonata ndërpritet pas shumë zilesh të rëna.

Përveç audios, blogu 9to5 Mac, që e raportoi problemin, sqaron edhe se shtypja e butonit për të bllokuar telefonatën apo për të fikur telefonin, do të bënte që video t’i dërgohej atij që e bën telefonatën, pa dijeninë e personit tjetër.

Në një deklaratë, Apple i tha gazetarëve; jemi në dijeni të problemit, e kemi identifikuar tashmë zgjidhjen dhe do të ofrojmë gjatë javës një update për softwerin. Në median sociale ndërkohë, përdoruesit e shqetësuar, kanë sugjeruar çaktivizimin e funksionit FaceTime që mund të bëhet përmes menusë settings të aparatit.