15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Facebook-u dhe të drejtat e privatësisë

Më të lexuarat

Facebook-u vazhdon të ndjejë pasojat negative të skandalit lidhur me trajtimin e të dhënave të përdoruesve dhe privatësisë. Ligjvënësit amerikanë dhe evropianë po i bëjnë thirrje shefit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg për të dhënë dëshmi, ndërkohë që entet rregullatore kanë hapur hetime.

Për dy miliardë njerëz në mbarë botën, Facebook-u është një mënyrë për t’u lidhur me njëri-tjetrin. Por presioni po rritet në rrjetin e medias sociale për të ndryshuar.

Debatet që janë hapur së fundmi lidhur me praktikat që ndjek Facebook-u lidhur me të dhënat e klientëve kanë çuar në thirrje për rregullore më të forta. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg, pritet të dëshmojë në Uashington për këtë çështje në javët e ardhshme. Disa firma kanë ndaluar reklamimet në faqen e medias sociale derisa të mësojnë më tepër.

“Në Mozilla, ne i hoqëm reklamat tona nga Facebook-u javën e kaluar….dëshirojmë të shohim pak më shumë transparencë ndaj konsumatorit dhe pak më shumë zgjedhje për ta. Ky është një hap i vogël për të thënë ‘kur të filloni ta merrni pak më seriozisht dhe të bëni këto ndryshime, ne do të kthehemi platformën tuaj”, thotë Denelle Dixon.

Denelle Dixon është e dyta në detyrë në kompaninë teknologjike Mozilla, krijues i Firefox-it. Kompania e saj dëshiron që Facebook-u të jetë më transparent me përdoruesit që të mësojnë se ç’bëhet me të dhënat e tyre.

“Mënyra më e thjeshtë për ta trajtuar këtë çështje, është që të mos ketë surpriza nga Facebook-u. Mos i habitni përdoruesit ose konsumatorët. Dhe nëse e bëni, duhet të merrni përgjegjësi dhe të thoni se ç’keni bërë. Dhe se si do e ndreqni” shpjegon Dixon.

Por edhe nga kritikët e Facebook-ut, nuk flitet seriozisht për fshirjen e profileve. Komunikimi në mediat sociale do të qëndrojë.

“Pavarësisht se Facebook-u është në qendër të vëmendjes tani për arsye shumë të mirë, ky problem nuk është vetëm i Facebook-ut. Ky është një problem me shumicën e rrjetit. Modeli i biznesit bazohet nga grumbullimi i të dhënave, gjë që nuk mund të vazhdojë kështu e të bashkëjetojë me të drejtat e privatësisë” thotë Gennie Gebhart, e “Electronit Frontier Foundation”, një grup lobist për të promovuar të drejtat civile në internet.

Kur bëhen thirrje për ligje të reja, gjithmonë ka shqetësime në Silicon Valley se forcimi i rregullave do të dëmtojë bizneset e reja dhe ato më të voglat. Por Facebook-u është aq i madh sa që mund të ketë nevojë të mbahet përgjegjës më gjerësisht.

“Një hap shumë konkret që mund të merret është një auditim i pavarur se si Facebook-u po i ruan, i mbledh dhe i përdor të dhënat tona…Ne kemi nevojë për një analizë të pavarur nga një grup që nuk i përgjigjet Facebook-ut, por që u përgjigjet përdoruesve”, thotë Gebhart.

Në një aktivitet për sipërmarrësit e huaj në San Francisko, pjesëmarrësit thonë se është një moment kyç për Facebook-un dhe të gjitha mediat sociale.

“Unë mendoj se kjo është diçka pozitive për Facebook-un. Është një mundësi për ta që të mendojnë se si të rriten dhe të vazhdojnë në të ardhmen” thotë Huan Fang, themelues i “Ripple Ideas”.

Qoftë nga rregullat e reja ose vetë-rregullimit, e ardhmja e Facebook-ut është në rrezik. /VoA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit