7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Facebook ofron një shërbim për të denoncuar mashtrimet

Më të lexuarat

Facebook ka ndërmarrë hapa të mëdhenj në pastrimin e rrjetit shoqëror nga mashtrimet gjatë viteve.

Të enjten, kjo ndërmarrje bëri edhe një hap tjetër të madh duke e hapur një email adresë, [email protected], të cilën përdoruesit mund ta kontaktojnë për të raportuar për mashtrimet që ata mund t’i hasin përgjatë rrjetit.

Phishing është një përpjekje për të fituar të dhëna personale si emri i përdoruesit, fjalëkalimi dhe informacione financiare duke u bërë e ngjashme me një shërbim zyrtar.

Facebook theksoi në blogun e vetë gjatë ditës së enjte se sa më shumë njerëz që raportojnë për mashtrimet “phishing”, aq më tepër ndërmarrja “mund të hetojë dhe kërkojë për vënie në listë të zezë nga shfletuesi targetit dhe shënjestrimit të duhur.”

“Ky kanal i ri raportues do të plotësojë sistemin e brendshëm të cilin e kemi për të gjetur faqet phishing që përpiqen të vjedhin informacionin për qasje të përdoruesit të Facebookut,” theksoi Kompania Facebook.

“Sistemi i brendshëm njofton skuadrën tonë, kështu që ne mund të grumbullojmë informacion për sulmin, t’i vendosim offline faqet phishing dhe t’i njoftojmë përdoruesit.” (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit