21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Facebook mbyll faqen e KohaIslame, si shkak i Islamofobisë

Më të lexuarat

Islamofobia e Facebookit është bërë shumë e dukshme kohëve të fundit, duke mbyllur me dhjetëra platforma Islame, që promovojnë vlera dhe materiale të rëndësishme për informimin edhe edukimin e shoqërisë. Por Facebook ka vendosur të mbyllën gojën çdo ndonjërit që ngrit zërin kundër padrejtësive shoqërore, kundër dukurive negative, kundër atyre që promovojnë vlera të shëndosha njerëzore dhe fetare Islame.
Një fat të tillë e kishte edhe faqja në Facebook e portalit informativ KohaIslame.com, e cila si duket nuk i ka shkuar për shtati për të promovuar LGBT-izmin dhe për tu bërë vegël e të keqes, e kjo ka bërë që Facebook ta bëj jopublike faqen për momentin, deri në kthimin e përgjigjes pas apelit që i kemi bërë.
Kjo sigurisht vie edhe nga sulme të ndryshme, ku ueb faqja jonë ka mbi 50,000 sulme ditore, që na janë bërë të përditshme. Së fundi ka ndikuar edhe lobi Islamofob së bashku me lobin pro LGBT që çdo gjë që kemi shkruar për këtë komunitet të fshihet, duke thyer parimin bazë demokratik: “Liria e shprehjes së individit.”

Ne do të ju informojmë për çdo gjë në ditët në vijim, për momentin kemi nevojë për lutjet e juaja dhe duatë e juaja. Për hapat që do të merren nëse mbyllet përfundimit faqja në Facebook KohaIslame, atëherë do të ju njoftojmë përmes kanaleve të ndryshme.

Me shumë respekt, stafi i portalit KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit