16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Facebook kërkon numrin tuaj të telefonit për arsye sigurie

Më të lexuarat

Facebook po përpiqet të shmangë një katastrofë nga ana e sigurisë dhe për ta bërë këtë gjë, ata duan të dhënat tuaja personale, duke përfshirë këtu edhe numrin tuaj të telefonit. Disa përdorues mund ta kenë parë lajmërimin sa futesh në facebook: “Mbani kontrollin e llogarisë tuaj, duke ndjekur këto hapa”. Në fakt, këto hapa ju çojnë në faqen e sigurisë së Facebook, të cilat ju thonë detaje se si të kuptoni mashtrimet, të zgjidhni një fjalëkalim të veçantë dhe të konfirmoni një numër telefoni.

“Ky është një hap sigurie për ta mbajtur facebook-un një komunitet me njerëz të vërtëtë që përdorin identitetin e tyre të vërtetë.” – tha rrjeti social. Në qoftë se llogaria e njërit do të hakohej, atëhere facebook do të fshinte direkt të gjitha fjalëkalimet dhe do i dërgonte pronarit të llogarisë një sms, në të cilën do i kërkohej të ndryshonte fjalëkalimin. Këto lajmërime të Facebook-ut, vijnë pak pasi ndodhën hakimet në eHarmony, Last.fm dhe LinkedIn. Rrjeti social i tha TheCruch, se plani i tyre i sigurisë ishte i vendosur që para se të ndodhnin këto hakime. Gjithësesi, këto ndodhi mund të shërbejne shumë mirë si një iniciativë.

Sipas Cloudmark, më shumë se 4 % e atyre që morën një mesazh për ndryshim fjalëkalimi nga LinkedIn, e konsideruan si junk. TechCrunch tha se mesazhi i Facebook-ut nuk do të jetë i pranishëm ditët e ardhëshme. (PCWorld Albanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit