10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Facebook ka bërë marrëveshje sekrete për të dhënat e përdoruesve

Më të lexuarat

Emailat e shkruar nga shefi i Facebook-ut dhe zëvendësit e tij tregojnë se firma ka arritur marrëveshje të fshehta për t`u dhënë disa krijuesve çasje të veçantë në të dhënat e përdoruesve, por i ka refuzuar disa të tjera, sipas deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar.

Një hapësirë ruajtjeje e dokumenteve të brendshme është publikuar online nga komiteti parlamentar.

Thuhet se dokumentet tregojnë edhe se Facebook qëllimisht e kishte bërë “sa më të vështirë që është e mundur” për përdoruesit që të jenë në dijeni për ndryshimet e privatësisë në aplikacionin e vet Android.

Facebook kishte kundërshtuar lansimin e tyre.

Ata thanë se dokumentet ishin prezantuar në një “mënyrë shumë keqinformuese” dhe kërkonin kontekst shtesë.

Emailat që ishin marë nga shefi i Six4Three – një firmë softveri që është duke e paditur gjigantin teknologjik – dhe ishin zbuluar nga Komiteti për Media, Sport, Kulturë dhe Digjitalizim si pjesë e hetimit të saj për lajme të rreme.

Janë rreth 250 faqe, disa prej të cilave shënohen si “shumë konfidenciale”.

Deputeti Damian Collins, shefi i komitetit, theksoi “çështjet kryesore” të ndryshme në një shënim hyrës.

Ai shkroi se:

Facebook i ka lejuar disa kompani të mbajnë “çasje të plotë” në të dhënat e shokëve të përdoruesve pas njoftimit të ndryshimeve në platformën e vet më 2014/2015 për ta kufizuar atë se çka mund të shohin krijuesit e faqeve. “Nuk është e qartë se a ka pajtim të përdoruesve për këtë, as si ka vendosur Facebook cilat kompani duhet të hyjnë në listën e bardhë,” shkroi Collins.

Facebook tha se Six4Three i kishte përzgjedhur dokumentet në mënyrë të padejtë dhe kishte fshirë “kontekst të rëndësishëm.”

Zuckerberg e ka postuar një përgjigjje personale në faqen e tij të Facebook-ut.

“E kuptoj se ka shumë hetime se si i drejtojmë sistemet tona. Kjo është e shëndetshme duke pasur parsasysh numrin e madh të njerëzve që i përdorin sistemet tona në mbarë botën dhe është e drejtë që po kërkohet vazhdimisht të sqarojmë se çfarë bëjmë,” tha ai.

“Por gjithashtu është e rëndësishme që mbulueshmëria e asaj që bëjmë – duke përfshirë sqarimin e këtyre dokumenteve të brendshme – të mos i keqinterpretojë lëvizjet apo motivet tona.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit